Celebrity

Ç’po ndodh? Selena heq nga Instagram-i Dua Lipën, motrat Hadid dhe Zayn Malik

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2023

Ç’po ndodh? Selena heq nga Instagram-i Dua Lipën, motrat Hadid

Selena Gomez mund të jetë përfshirë në një zënkë të re këtë fundjavë, ose të paktën kështu pretendojnë fansat e saj. Aludimi vjen pasi këngëtarja dhe aktorja i ka bërë unfollow në Instagram Dua Lipës, Bella dhe Gigi Hadid, si dhe Zyan Malik.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe arsyen e qartë që e ka shtyrë Selena-n të ndërmarrë këtë veprim, veçanërisht me Zyan Malik, me të cilin pak kohë më parë gëluan zërat se ishin në një lidhje, pasi dëshmitarë okularë pretenduan se i kishin parë duke u puthur.

Selena i mohoi tërthorazi zërat, duke deklaruar se është single në një video në Tiktok.

Këngëtarja e “Same Old Love” është tejet familjare me debatet dhe zënkan online, sidomos pasi ishte në qendër të vëmendjes disa muaj më parë, për dramën mes saj dhe Hailey Bieber (për më tepër klikoni këtu).

Ndërsa të premten, fansat u shqetësuan për Sel, pasi ajo u largua nga restoranti i njohur Nobu në gjendje jo shumë të mirë (kjo ide u krijua nga fotot) dhe mendojnë se kjo lidhet edhe me heqjen nga Instagram-i të Duas, Gigi-t, Bella-s dhe Zayn.

Ç’po ndodh? Selena heq nga Instagram-i Dua Lipën, motrat Hadid
Backgrid

Artikuj të sugjeruar: