
Ka ca thashetheme në ajër, të cilat menduam t’i ndanim me ju. Vërdallë po thuhet se Selena Gomez dhe Zayn Malik po dalin bashkë dhe se kanë darkuar në një restorant në New York.
Një burim u shpreh për “ET”: “Selena dhe Zayn ishin në “SoHo”, New York mbrëmë, rreth orës 10:30 të mbrëmjes. Ata ecnin duke mbajtur duart dhe duke u puthur. Dukeshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe qartazi, ishte një takim romantik”.
Spekulimet nisën edhe nga një video në TikTok, ku një vajzë me llogarinë @klarissa.mpeg ndau disa mesazhe me një shoqe që punonte si hostess në restorantin në fjalë. Mikesha i tregoi për takimin romantik mes Selena-s dhe Zayn.
Jeta romantike e Selena Gomez ka qenë paksa e ngatërruar kohët e fundit. Disa zëra qarkulluan, pasi këngëtarja dhe aktorja doli në disa takime me Drew Taggart. Më pas, ajo u dha fund zërave, duke thënë se ishte beqare. Gjithsesi, ata sërish u fotografuan bashkë.
Për sa i përket Zayn, ai ka qëndruar shumë i rezervuar në jetën private dhe lidhja e fundit për të cilën kemi dëgjuar, ka qenë ajo me Gigi Hadid, me të cilën ka edhe një vajzë 2-vjeçare, të quajtur Khai.
Artikuj të sugjeruar:
- Edhe Hailey falenderon publikisht Selena-n dhe flet për gjithë situatën e krijuar!
- Beatrix Ramosaj ka diçka për të thënë mbi postimin e Selena Gomez për bullizmin ndaj Hailey-t
- Selena flet për dramën me Hailey: “Hailey ka marrë kërcënime me vdekje”
- Justin nuk ka në plan të thotë asnjë fjalë për dramën Selena – Hailey dhe ka të drejtë
- Selena Gomez arrin një rekord të ri dhe të paparë në Instagram
- Selena Gomez pranon se ka gënjyer, por jo për arsyen që mund të mendoni