Celebrity

Selena Gomez s’e ka fare problem t’ua tregojë të gjithëve nëse është e lidhur apo jo

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2023

Selena Gomez s’e ka fare problem t’ua tregojë të
TikTok

Disa muaj pas thashethemeve mes një lidhjeje mes Selena Gomez dhe Zayn Malik, këngëtarja dhe aktorja ka sqaruar statusin e saj romantik dhe është beqare!

Në një video të postuar në TikTok, Selena bërtet se është single dhe në fakt, kjo është mënyra më e mirë për ta marrë vesh ne dhe e gjithë bota. Pra, mes Selena-s dhe Zayn s’paska një lidhje, pavarësisht se të dy ata kanë darkuar dhe sipas dëshmitarëve okularë, janë puthur dhe kanë qenë më të afërt se kurrë.

Zërat për një lidhje të mundshme mes tyre nisën në mars të këtij viti. Një burim u shpreh për “ET”: “Selena dhe Zayn ishin në “SoHo”, New York mbrëmë, rreth orës 10:30 të mbrëmjes. Ata ecnin duke mbajtur duart dhe duke u puthur. Dukeshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe qartazi, ishte një takim romantik”. 
 
Spekulimet nisën edhe nga një video në TikTok, ku një vajzë me llogarinë @klarissa.mpeg ndau disa mesazhe me një shoqe që punonte si hostess në restorantin në fjalë. Mikesha i tregoi për takimin romantik mes Selena-s dhe Zayn.
 
Në këto zëra u përfshi edhe Gigi Hadid, e cila tha se nuk e ka fare problem që Zayn dhe Selena të krijojnë një lidhje bashkë. Për aq kohë sa Zayn është i lumtur, edhe Gigi është e lumtur.

Nejse, edhe nëse ka pasur gjë, ka mbaruar, ose është një mënyrë që po përdor Selena për të larguar vëmendjen. Ku i dihet…