Out and About

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të lejohet FARE të ankohesh!

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2023

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të
Photo Courtesy of La Brisa Instagram

E vërteta është se të gjithëve ne, na vjen më natyrshëm të ankohemi në përditshmërinë tonë sesa të numërojmë gjërat për të cilat jemi mirënjohës! Zgjohemi duke u ankuar për motin, për çmimet e larta, për jetën e vështirë prej të rrituri, për trafikun e Tiranës, punën, lodhjen, naftën, etj, etj, etj...Ka kaq shumë gjëra për të cilat mund të ankohesh nëse jeton në Shqipëri, por jo të gjithë kanë “lejen” për të sjellë këtë lloj energjie. Një kategori specifike që jeton në mesin tonë e ka rreptësisht të ndaluar të ankohet nëse në stilin e tij/saj të jetesës përfshihen 6 gjërat që do t’ju listojmë në vijim.

1. Sa herë mendon për shopping, pret një biletë dhe je në Milano!

Zgjohesh një mëngjes, hap dollapin dhe të duket sikur garderoba jote për sezonin e ri nuk mjafton. Ka plot gjëra që mungojnë prandaj të duhet urgjent një biletë për Milano.  Të ka marrë malli për Via Montenapoleone, Corso Buenos Aires  për  Corso di Porta Ticinese dhe ndonjë aperitiv mes pazareve. Mbush çantat dhe të dielën pasdite rikthehesh në Tiranë sepse në mbrëmje ke një event privat degustimi vere në barin e miqve të tu dhe s’mund të mungosh për asgjë në botë. Të hënën, je gati për në zyrë, me energji milaneze dhe sigurisht me veshjet e reja...La vita e bella!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

2. Sa herë shkon në jug ndalon tek La Brisa dhe askund tjetër!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

Eh, nëse bëhet fjalë për Dhërmi do të qëndrosh padyshim tek La Brisa sepse ti e di çdo të thotë hotel dhe shërbim i mirë. Ata që e kanë parë e dinë që La Brisa është në fakt një copëz parajse surprizë në një fshat turistik me hotele pafund siç është Dhërmiu.

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

Sapo arrin atje, lë çelësat për të të parkuar makinën (sepse ka valet parking), futesh në dhomën tënde, shijon pamjen, facilitetet e hotelit të konceptuar dhe ndërtuar sipas fjalës së fundit të teknologjisë dhe pasi ke lënë fëmijët në ambjentin që La Brisa ka krijuar për ta, merr gjithë kohën e botës për vete...Me pak fjalë shkëputesh nga gjithçka. Spa, masazhe, pilates, trajtime dhe në fund një pije buzë detit...Paqe dhe luks! Që kur ke njohur La Brisa-n as nuk të shkon në mendje për resortet në Turqi, apo ishujt e Greqisë. Ke gjithçka aty dhe je vetëm 3 orë larg Tiranës. As ti s’mund të ankohësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Brisa (@labrisaboutiquehotel)

3. Boronicat  nuk mungojnë kurrë, po kurrë në pazaret e tua të ushqimeve të shëndetshme

Le ta pranojmë! Përveçse duhet të dish, të ushqehesh shëndetshëm kushton dhe jo pak. Këtë e kupton 1 javë pasi ke bërë llogaritë e shpenzimeve që bëre për t’u ushqyer BIO dhe ke kuptuar që NUK ia del dot të ndjekësh përherë këtë ritëm jete, pavarësisht motivimit që të jep Instagrami dhe TikTok-u. Ndoshta në një moment të dytë...Nëse ky s’është rasti yt, pra boronicat janë gjithmonë në çantën tënde dhe s’i konsideron të shtrenjta, urime! S’të lejohet të ankohesh!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

4. Mund të paguash 8 orë parkimin e Bashkisë thjesht sepse mundesh!

Nëse ne të tjerët rrotullohemi me makinë 138 herë me shpresën se të paktën do kemi fat me parkimin dhe do dalë një vend i lirë, tek ty nuk ekzistojnë këto mendime. Për ty është e thjeshtë të lëvizësh me makinë në Tiranë sepse nuk të duket *ngjarje* nëse paguan 8 orë parkim tek Bashkia. Mos të të shkojë ndërmend t’ja thuash as me shaka shoqërisë të shtunën mbrëma. Mos e bëj!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

5.Shkon për lazer çdo dy javë

Ti nuk llogarit kurrë seancat dhe as ke ndërmend ta bësh! Mjafton të të kapë syri vetëm 1 qime të hollë dhe je gati për seancën e radhës. Nuk ka rëndësi nëse e bëre për herë të fundit para 1 jave. Ke luksin ta bësh sërish dhe do ta bësh. Madje, meqë gjatë lazerit dëgjove për një tjetër trajtim inovativ rreth trupit, pse të mos kalojmë nga dhoma tjetër për ta provuar?! Na pengon diçka?! Jo!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të

6. Ti s’pranon asnjë lloj aktiviteti që s’është tenis, pilates apo yoga

Palestër? Ah ke kohë që ke ndërruar stil jete. Palestra tani është e lodhshme dhe jo shumë motivuese. Një orë tenis, e veshur siç të ka hije, në një fushë të kuruar është ajo çfarë të duhet në këtë fazë të jetës.Epo nëse ka tenis të hënën, të mërkurën kemi pilates dhe të premten pak yoga para alkoolit. Epo brilliant things happen in calm minds!

Nëse bën këto 6 gjëra në Shqipëri, s’të