
Fjoralba Ponari ka vendosur të vijë pak më ndryshe në publik, duke ndërruar rolet dhe duke qenë ajo “personi që merret në intervistë”. Fjoralba ka publikuar një projekt të ri, të quajtur “Fragmente ditari”, ku zbulon më shumë nga jeta dhe preferencat e saj.
Çfarë zbuluam rreth moderatores?
Ngjyrën e preferuar, e cila është portokalli.
Frika më e madhe e saj drejt fundit të paevitueshëm është harresa.
Filmat vizatimorë të preferuar? “Anastasia”, “Mulan” dhe “Shrek” (shpresojmë ai i dubluari në shqip).
Libri i preferuar i saj është “Emri i Trëndafilit” nga Umberto Eco dhe e ka lexuar 4 herë.
Cila është superfuqia që do të donte të kishte Fjoralba? Aftësinë për të fluturuar ose fuqi fizike (me të cilën do të abuzonte paaaksaa).
Udhëtimi i radhës? Në Japoni dhe uuhhh, do të na marrë me vete përmes blogs që do të postojë.
A janë të gjithë njerëzit të barabartë? Fjoralba mendon se jo, pasi gjithsecili prej nesh është unik dhe rrugëtimi që merr në jetë varet nga rregullat që shoqëria ofron dhe limitimet vetjake të personit.
Fjoralba e pëlqen akulloren me lajthi.
Lumturia? Përpos një reaksioni kimik, edhe diçka e domosdoshme dhe motivuese.
Këngëtarët e preferuar? Aerosmith, Nirvana dhe P!nk.
Kur u pyet nëse është sfiduese të jesh një grua dhe të jesh pjesë e medias, Fjoralba u shpreh: “Të qenit pjesë e medias sjell sa momente sfiduese, aq edhe mundësi. Flasim në një kohë kur hapat drejt barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas janë gjithnjë e më të mëdhenj. Kemi shumë punë përpara, por duke rezistuar, duke i dhënë peshë talentit dhe aftësive dhe duke rrëzuar barrierat e steriotipet gjinore, është e vetmja mënyrë sesi mund të arrijmë rezultatin maksimal, jo vetëm si qenie e kësaj shoqërie, por edhe si pjesë e kësaj shoqërie".
Fjoralba foli edhe për Zotin, duke thënë se nuk di ta thotë nëse ka një emër, apo një pamje, por në momentet më të vështira i është drejtuar një qenieje më të lartë dhe do të besojë se ekziston një qenie më e madhe se ekzistenca njerëzore.
3 filmat e preferuar të Fjoralbës janë: “Pride and Prejudice”, “V for Vendetta” dhe “Inception”, për të cilin s’qe shumë e bindur.
3 anime-t e preferuara të Fjoralbës janë: “Attack on Titan”, “Death Note” dhe “One Piece” (s'e ka parë, por i dashuri i saj po, ndaj kjo preferencë shkon për të).
Moderatorja ceku edhe një ngjarje të freskët që e ka prekur dhe u shpreh: “Momentet që më kanë prekur kanë qenë shumë sepse realiteti shqiptar është i hidhur. Ndoshta do veçoja një ngjarje që është edhe e freskët në kujtesën time. Gjatë realizimit të projektit televiziv “Më thuaj një dëshirë” ne morëm një mesazh, dëshirën e një vajzë të vogël, që dëshironte sikur një herë në jetën e saj të kishte tyrezën në shtëpi të mbushur plot e përplot me ushqime”.
Gabimi më i madh që ka bërë kur ka qenë fëmijë përkon me këtë ngjarje: Kaloi në një zonë të minuar, në një fshat të Tropojës.
Ah, edhe nëse do të ishte një kafshë, do të ishte një nga macet që ka, sepse bëjnë super jetë dhe kur e mendon, ka shumë të drejtë.
View this post on Instagram