Mund të themi çfarë të duam, por nuk e mohojmë dot që stili është reflektim i asaj çfarë ne jemi; sjelljes dhe personalitetit tonë! Ndryshe nga moda dhe trendet që thjesht mund të blihen me para, stilin duhet ta zotërosh dhe për ta bërë këtë duhet fillimisht të njohësh veten.
Meqë procesi i kësaj të fundit është i gjatë dhe me siguri jeni rrugës, ndalojmë pak tek këpucët dhe specifikisht atletet! E keni vënë re sesi vetëm një palë atlete mund të shprehin më së miri atë që ju doni të thoni përmes veshjes?
Nëse s’jeni ndjerë kështu, me siguri ka ndodhur sepse s’keni gjetur vendin e duhur. Parajsa e atleteve është rihapur me një tjetër koncept në Tiranë, prandaj merrni frymë lirshëm! Nuk do t’ju duhet që për modelin e preferuar të Nike Air Jordan të prisni deri sa kushërinjtë nga Amerika të rikthehen, vetëm se “këtu s’i gjeni” apo “s’keni sigurinë e autenticitetit”.
Buzz Sneakers u rihap mbrëmjen e 8 qershorit në katin e dytë të qendrës tregtare Toptani! Koleksionet më të fundit të atleteve, veshjeve sportive për djem dhe vajza të të gjitha stileve i gjeni aty, por prisni të dëgjoni më të bukurën.
Këto ditë përfitoni gjithçka nga Koleksioni me 30% ulje sepse Buzz feston rilindjen! Siç e shihni, koncepti i Buzz Sneakers është më shumë sesa thjesht një dyqan ku mund të gjesh larmishmëri atletesh. Që në hyrje e ndjeje që ai komunitet i përket një stili shumë vital, cool dhe që nuk zbehet nga koha!
Stafi i ngrohtë dhe mirëpritës të orienton me shumë përkushtim dhe sa hap e mbyll sytë, ti ke në duar çfarë kishe në mendje! Të gjitha llojet e modeleve përveçse tek Buzz pranë Toptanit, i gjeni edhe në TEG, QTU, apo online tek buzzsneakers.al.
Atletet flasin më shumë se ju, prandaj bëni blerje të zgjuara dhe s’keni pse shpenzoheni në veshje. Të gjithë sytë janë nën këmbët tuaja! Për ta provuar këtë që thamë, shihni fotot dhe vini re çfarë do t’ju fiksojë më shumë.
Të gjitha i gjeni në Buzz!