Instagramming

Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar?

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2023

Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar?
YouTube


Telenovela e Don Xhon vijon dhe ka sërish si personazh modelen ruse, Ariana Lirey. Për ju që ndoshta s’e mbani mend, Ariana ka qenë e dashura e Don Xhon, pastaj u ndanë, më pas u fotografuan duke u puthur dhe tanimë supozohet se janë martuar.
 
Ariana ka postuar në InstaStory një foto ku shihet tatuazhi i sapobërë, "Mrs. Isufi". Ajo e ka shoqëruar foton me mbishkrimin: “Jemi të lidhur përgjithmonë”, duke ngjallur dyshimet se është martuar me reperin, emri i së cilit është Xhonatan Isufi.

Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar?
Instagram


Ariana dhe Don Xhon kanë qenë në qendër të thashethemeve për shumë kohë, veçanërisht pas ndarjes dhe dedikimeve që i bënë njëri-tjetrit nëpër rrjete sociale. Pas ndarjes së tyre, reperi u përfol për një lidhje me Era Istrefin dhe u fotografuan edhe në aeroport së bashku.

Don Xhoni dhe modelja ruse janë martuar?
YouTube


Gjiiithsesi, Don Xhon, në këngën e tij të re, "Ike", ka si protagoniste Ariana-n, ku në një pjesë të këngës shprehet: “Ti e din pasha nanën fort po t’du/ kom pas me t’marr për gru”. Tani, se e ka finalizuar apo jo ‘premtimin’ s’e dimë, por Ariana mendon se po, ndaj ka marrë dhe një hap kaq të madh, sa e ka gdhendur mbiemrin e tij në trup.