Bota

Përmes fotove: Bota në 1 javë

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2023

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Roman Pilipey/Getty Images

Kiev, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Roman Pilipey/Getty Images

Njerëzit strehohen në një stacion metroje gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev. Sërish, Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas, duke përdorur një kombinim raketash dhe dronës. Zakonisht, këto sulme ndodhin gjatë natës, për t’i kapur në befasi ushtarët ukrainas.

Bakhmut, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Efrem Lukatsky/AP

Një ushtar ukrainas qëllon mbi trupat ruse në vijën e frontit të parë, pranë Bakhmut.

Kabul, Afganistan

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Rodrigo Abd/AP

Rojet talebanë, mes tyre edhe një fëmijë, pozojnë para kamerës në një dasmë në Kabul.

Kabul, Afganistan

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Rodrigo Abd/AP

Gratë presin të marrin racionet ushqimore, të shpërndara nga një grup ndihme humanitare në Kabul.

New Delhi, Indi

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Arun Thakur/AFP/Getty Images

Mundësi Vinesh Phogat ndalohet nga policia teksa përpiqej të marshonte drejt parlamentit në Indi. Marshuesit po protestonin kundër Brij Bhushan Sharan Singh, deputet dhe kreu i Federatës së Mundjes në Indi, i cili akuzohet për ngacmim dhe intimidim seksual.

Bialowieza, Poloni

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Wojtek Radwa?ski/AFP/Getty Images

Familjet e emigrantëve nga Siria dhe Iraku qëndrojnë pas murit në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

Donetsk, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Efrem Lukatsky/AP

Një oficer kontrollon një dron nga një strehë në periferi të Donetsk, një qytet të cilin Rusia ende përpiqet ta marrë. Kjo zonë ka regjistruar edhe disa nga betejat më të ashpra mes Ukrainës dhe forcave ruse.

Yiftah, Izrael

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Jalaa Marey/AFP/Getty Images

Ushtarët izraelitë marrin pjesë në stërvitjen vjetore të përgjithshme ushtarake në Kibbutz-in verior të Yiftah, pranë kufirit me Libanin.

Bregu Perëndimor

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Ohad Zwigenberg/AP

Tal Tamari mban në shpinë djalin e saj, ndërsa pikëllohet mbi trupin e bashkëshortit të ndjerë, i cili u qëllua dhe u vra nga palestinezë të armatosur pranë Hermesh, atje ku banonte.

Beit Lahia, Gaza

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Mohammed Abed/AFP/Getty Images

Një nxënëse palestineze kalon pranë një ndërtese të dëmtuar rëndë gjatë luftimeve midis Izraelit dhe militantëve të Xhihadit Islamik në fillim të majit në Rripin verior të Gazës.

Dakar, Senegal

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: John Wessels/AFP/Getty Images

Një demonstrues gjuan një gur ndaj policisë në Dakar gjatë protestës. Gjykata në Senegal dënoi liderin e opozitës Ousmane Sonko, kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, me dy vjet burg me akuzën "korruptim i të rinjve", por e liroi atë si pasojë e përdhunimi dhe kërcënimi me vdekje.

Dakar, Senegal

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: John Wessels/AFP/Getty Images

Një polic qëllon ndaj demonstruesve në Dakar. Mbështetësit e kandidatit presidencial Ousmane Sonko u përleshën me policinë, duke hedhur gurë dhe duke djegur automjete, që sollën vdekjen e të paktën 9 personave.

Kahramanmaras, Turqi

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Can Erok/AFP/Getty Images

Njerëzit presin në një stacion autobusi përpara një ndërtese të shkatërruar gjatë balotazhit presidencial në qytetin e goditur nga tërmeti, Kahramanmaras. Udhëheqja e Recep Tayyip Erdo?an shënoi jubilarin e 2 dekadave në pushtet, pasi fitoi ndaj rivalit të tij Kemal K?l?çdaro?lu. Zgjedhjet shkuan në balotazh, në një votim që pasqyronte polarizimin e ashpër dhe të vazhdueshëm politik të Turqisë.

Khartoum, Sudan

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: AFP/Getty Images

Fëmijët kalojnë pranë selisë së djegur të zyrës qendrore të statistikave në Sudan. Palët e përfshira në luftë në Sudan ranë dakord këtë javë për të vendosur një armëpushim të mirëfilltë në betejën e tyre për kontrollin e vendit, pasi dy ndërmjetësit kryesorë ndërkombëtarë, SHBA dhe Arabia Saudite u shprehën të irrituara për shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit.

Kiev, Ukrainë

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Roman Pilipey/Getty Images

Vajzat përqafojnë njëra-tjetrën jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë sulmeve me dron rus në Kiev. Të paktën një person vdiq në Kiev dhe tre u plagosën nga mbetjet e një droni të shkatërruar rus, i cili goditi një ndërtesë shumëkatëshe.

El Paso, Kolorado, Shtetet e Bashkuara

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Andrew Harnik/AP

Kadetët festojnë gjatë ceremonisë së diplomimit në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në kontenë El Paso.

Castleton, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Oli Scarff/AFP/Getty Images

John Turner, “Mbreti i Castleton Garland Day”, përgatitet të përshkojë fshatin Castleton. Data e festës përkon me "Oak Apple Day" dhe thuhet se përkujton historinë e mbretit Charles II në 1660, pasi përfaqëson pemën ku mbreti u fsheh në betejën në Worcester.

Gayaza, Ugandë

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Badru Katumba/AFP/Getty Images

Lojtari i bejsbollit nga Uganda, Dennis Kasumba, 18 vjeç, i cili ëndërron të bëhet lojtari i parë nga Uganda në Ligën e Madhe të Bejsbollit në SHBA, luan me një fëmijë në një shtëpi për fëmijët me aftësi të veçanta.

Brockworth, Angli

Përmes fotove: Bota në 1 javë
Photograph: Kin Cheung/AP

Pjesëmarrësit konkurrojnë në konkursin vjetor të petëzimit të djathit në Cooper's Hill në Brockworth. Një grua u rrëzua pa ndjenja ndërsa vraponte poshtë një kodre për të ndjekur një rrotë djathi 3 kg.