Shqipëria

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2023

Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është liruar nga burgu për të vazhduar dënimin në arrest shtëpie.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi se për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse si nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Në njërën prej tyre thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore, ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Tahiri u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për "Shpërdorim detyre", por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi u rrëzuan akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Burimet: Euronews, Top Channel