Kinema & TV

‘Skanderbeg’, një projekt fantastik! Detaje për filmin e animuar me superheronj shqiptarë

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2023

‘Skanderbeg’, një projekt fantastik! Detaje për filmin e
Foto: @skanderbeg.begins/Instagram

Në një kohë kur legjendat kombëtare dhe tregimet heroike shpesh lihen në harresë, projektet filmike që synojnë të ruajnë identitetin tonë janë gjithnjë e më të rëndësishme. Një nismë e tillë nisi gjatë pandemisë nga dy miqtë e fëmijërisë, Daniel Kordhoni, CEO i COPYRIGHT SAS dhe aktori Florjan Binaj. Ata krijuan “Skanderbeg”, filmin e parë të animuar me superheronj shqiptarë.

“Ne donim që fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët shqiptarë kudo në botë, të krenohen me heronjtë e tyre dhe mbi të gjitha, të njohin e të dashurojnë lashtësinë dhe mitologjinë iliro-arbërore, e cila dita-ditës zë pluhur dhe nuk mbahet gjalle e nuk trashëgohet brez pas brezi,” u shpreh Florjan Binaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skanderbeg Begins (@skanderbeg.begins)

Duke “ringjallur” krijesat legjendare dhe figurat e rëndësishme historike, si Skënderbeu, mbretëresha Teuta apo emra të tjerë, filmi i animuar synon të nxisë një interes te fëmijët dhe audienca shqiptare në mbarë botën, duke mundësuar një mënyrë më dinamike dhe më të këndshme për t’u lidhur me rrënjët e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skanderbeg Begins (@skanderbeg.begins)

Në zemër të këtij projekti qëndron dëshira për të rrënjosur një ndjenjë krenarie te fëmijët shqiptarë, të cilët tani mund të kenë të preferuar një superhero shqiptar në vend të, po themi, Spiderman-it.

Përsa kohë që përmban tema me mesazhe universale, “Skanderbeg” me gjasë do të përqafohet edhe nga audienca ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skanderbeg Begins (@skanderbeg.begins)

Teksa prezantonin projektin e tyre në rrjete sociale, Daniel Kordhoni dhe Florjan Binaj theksuan se “tashmë ky projekt është më i madh se ne dhe duam ta zhvillojmë së bashku me ju të dashur vëllezër e motra anembanë botës."

Nëse keni dëshirë që të kontribuoni sadopak për këtë projekt, i cili teksa argëton fëmijët nxit tek ata një ndjenjë respekti dhe vlerësimi për të kalurën, mund të klikoni në faqen Patreon ose GoFoundme.