IuteCredit Shqipëri po feston 2-vjetorin e aplikacionit të tyre inovativ, MyIute. Ky aplikacion ka shënuar një ndryshim të thellë në mënyrën si shqiptarët marrin kredi dhe kanë akses në shërbimet financiare, duke u bërë një nga zgjedhjet kryesore të përdoruesve në vend.
MyIute ofron një përvojë të shpejtë dhe të thjeshtë të marrjes së kredisë, duke lejuar përdoruesit të marrin një kredi ne shume pak minuta, pa u nevojitur të shkojnë në degët lokale. Me një interface të thjeshtë dhe të kuptueshëm, përdoruesit mund të marrin kredinë, të firmosin elektronikisht dhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme brenda aplikacionit.
Ndër të tjera, MyIute ofron edhe limitin e shpenzimit të paraaprovuar, i cili u jep përdoruesve një shumë që mund ta terheqin në ATM apo ta përdorin në pagesa në dyqanet e Partnereve iutePay kurdo që duan. Kjo është një nga veçoritë e reja të aplikacionit që është shtuar në këtë 2-vjetor.
“Në këto dy vjet, MyIute ka ndryshuar mënyrën si qytetarët marrin kredi dhe kanë akses në shërbimet financiare në Shqipëri. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të krijojmë një aplikacion të tillë që i lehtëson jetën përdoruesve tanë dhe u mundëson atyre të kenë një përvojë të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë në marrjen e kredisë” - tha Z. Akan Ajdini, Drejtori Ekzekutiv i IuteCredit Shqipëri.
Sipas IuteCredit, Myiute, ka rritur numrin e përdoruesve me një shkallë të shpejtë ndaj dhe për ta festuar këtë përvjetor çdo kredi e cila do të merret nga MyIute App do të kushtojë 20% më pak.
Kështu që, për përdoruesit e MyIute, të ardhmen e financave individuale dhe të kredive do t'i presin akoma më shumë risi dhe mundësi të reja.