TV Mania

Kristi, finalisti i katërt i “BBVA”

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2023

Kristi, finalisti i katërt i “BBVA”

Kristi Aliaj u votua nga publiku si finalisti i katërt i “BBVA”, duke vijuar kështu rrugëtimin e tij në këtë spektakël, për të fituar çmimin e madh.
 
Kristi është bërë pjesë e shtëpisë së famshme që më 24 dhjetor dhe iu bashkua në finale Luizit, Efit dhe Deamishelit.
 
Ai falenderoi publikun dhe u shpreh shumë i emocionuar për vlerësimin e votuesve. Ndërkohë, finalja do të zhvillohet më 6 maj, ku do të mësojmë edhe fituesin e madh.