Flokët

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën revolucionare të bojërave të flokëve

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2023

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Wella Professionals, një emër që është bërë sinonim i inovacionit dhe përsosmërisë në industrinë e kujdesit të flokëve, vjen sërish me surpriza. Me lançimin e linjës së saj të fundit të produkteve, SHINEFINITY Color Glaze, Wella ka vendosur një standard të ri në lyerjen e flokëve.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Linja SHINEFINITY Color Glaze nuk është thjesht një grup tjetër me bojëra për flokët, por është një linjë e re revolucionare demi-permanente, e krijuar për të dhënë ngjyrë të vërtetë, me zero lëvizje të ngjyrës natyrale, zero dëmtim dhe ngjyra që zgjasin për një kohë të gjatë. Për më tepër, është një linjë që plotëson nevojat e grave që kërkojnë flokë të shëndetshëm dhe ngjyrë të qëndrueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WELLA ALBANIA ?? (@wella.albania_)

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, 8 nga 10 gra thonë se duan flokë me me shkëlqim, të qëndrueshëm dhe produkte që mbrojnë më mirë shëndetin e flokëve të tyre duke minimizuar dëmtimet. Wella Professionals mori parasysh këto kërkesa dhe pritshmëri dhe krijoi linjën SHINEFINITY Color Glaze me zero amoniak, zero silikon, zero alkool dhe paketim të riciklueshëm.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Linja e re u prezantua në një event special, ku të ftuar si Dorde Belic, Alketa Hysa dhe Lirim Lulaj shpjeguan teknikat më të reja në lidhje me këtë produkt. SHINEFINITY, me 32 nuanca moderne, rregullon dhe kontrollon nivelin e pH gjatë gjithë procesit të lyerjes, duke arritur në rezultate të vërteta dhe me ngjyra fanstastike.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

SHINEFINITY është bashkë-krijuar me ambasadoren e Markës Wella Professionals, Patricia Nikole, ikonën e mediave sociale me mbi 1 milion ndjekës në Instagram të njohur si @PaintedHair. Patricia është një eksperte e njohur si pioniere në prirjet e pikturës së flokëve dhe teknikat e punuara bukur. Patricia u përfshi në projektimin e SHINEFINITY dhe gjithashtu bashkë-krijoi "Shimmer Melt Glaze," një nga dy shërbimet e reja ekskluzive.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

“Pas përdorimit të SHINEFINITY, klientët tane janë absolutisht të fiksuar me ngjyrën e tyre të flokëve. Përgjigjja për ata që kërkojnë rezultate që zgjasin, ngjyra të mahnitshme dhe flokë të mëndafshë është ShINEFINITY," tha Patricia Nikole.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Hugh Dineen, president dhe drejtori i marketingut, shtoi:

"SHINEFINITY është teknologjia jonë më e pastër e ngjyrës semi deri tani. Duke ofruar zero dëmtim, ajo trajton shqetësimet kryesore të klientit të tilla si dëmtimi i flokëve dhe përbërësit e pastër, duke lejuar më shumë klientë të fillojnë lyerjen e flokëve të tyre ose të shijojnë shërbimet e ngjyrave më shpesh.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WELLA ALBANIA ?? (@wella.albania_)

Me ardhjen e SHINEFINITY, Wella Professionals është duke mbështetur sallonet për të rritur të ardhurat duke befasuar klientët e tyre me një ylber ngjyrash fantastike dhe jetëgjatë me zero demtim. Profesionistët e Wella-s vazhdojnë me krenari të vendosin standardet më të larta duke ofruar produkte dhe shërbime të projektuara për të frymëzuar parukierët anembanë globit.

Bëhuni gati të shkëlqeni: Wella Professionals zbulon linjën

Wella Company është një nga kompanitë kryesore të bukurisë në botë, e përbërë nga një familje e markave ikonike duke përfshirë Wella Professionals, Clairol, OPI, Nioxin, Sebastian Professional dhe ghd. Për më shumë informacion mbi Wella, vizitoni www.wellacompany.com dhe si edhe profilet në LinkedIn, Instagram dhe Facebook ose kontaktoni me @wella.albania_.

Wella vjen në Shqiperi nga Orbico Albania.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WELLA ALBANIA ?? (@wella.albania_)