
Një grua pretendon se nuk ishte e ftuar në dasmën e kushëririt të saj, sepse kishte një llogari në OnlyFans.
“Atëherë, një përmbledhje e shpejtë për dasmën në të cilën nuk isha e ftuar. Kushëriri im dhe e dashura e tij u martuan në shkurt dhe çdo anëtar tjetër i familjes sime ishte i ftuar përveç meje, gjë që mendova se ishte e çuditshme”,u shpreh vajza në Facebook sipas Daily Mail.
Ajo më pas vendosi të bisedonte me kushëririn dhe gruan e tij dhe zbuloi se arsyeja ishte pikërisht llogaria e saj e Only Fans!
Për më tepër, nusja e kërcënoi se do t’i tregonte gjithë familjes për fotot që ajo postonte.
Megjithatë, ajo që e bën situatën akoma më të frikshme është diçka tjetër: Gjejeni pak se kush ishte abonuar për të parë çdo muaj fotot ekskluzive të vajzës? Kushëriri i saj.
Ai ishte regjistruar me një llogari të rreme.
Gruaja, e shokuar, shtoi se që atëherë e ka ndërprerë përdorimin e "OnlyFans" për shkak të situatës së vështirë.