Gjatë Krishtlindjes së vitit 2022, ylli i Blackpink, Kim Ji-so, e njohur si Jisoo, vizitoi një dyqan spanjoll ku bëheshin churros (brum i skuqur, zakonisht i lyer me sheqer e kanellë ose me salcë çokollate) dhe bëri disa postime në Instagram sepse i pëlqeu shija dhe shërbimi. Sot, dyqani është kthyer në një vend pelegrinazhi për shumë turistë aziatikë.
Churería, e vendosur në lagjen gotike të Barcelonës, është bërë një destinacion i famshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë koreanët, falë yllit të K-pop.
Gjëja e parë që kërkojnë turistët koreanë kur zbresin nga avioni është churrería San-Román, e hapur në vitin 1968. Nëpër video në internet, duken turistë që presin në radhë për të provuar shijen e churros.
Churería San-Román është një dyqan i vogël dhe me gjasë që postimet në Instagramin e Jisoo kanë qenë pa pagesë; pra, ylli i K-pop e ka postuar thjesht sepse i ka pëlqyer shërbimi dhe ka dashur ta ndihmojë biznesin.
Sot, pronarët padyshim që i janë mirënjohës. E meqë jemi të churros, nëse jeni kuriozë t’i provoni, mund të klikoni këtu për recetën.