Social Buzz

A mund të çmësohet frika?

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2023

A mund të çmësohet frika?
Photo Credits: Shutterstock

Frika ruhet në qelizat nervore në korteksin frontal të trurit. Një frikë "e thjeshtë", zakonisht mund të kapërcehet nga ekspozimi i përsëritur në një mjedis të sigurt.

Megjithatë, kur kemi të bëjmë me ankth të rëndë dhe çrregullime të stresit post-traumatik, frika mund të jetë aq e ngulitur në tru, sa do të nevojitet një qasje tjetër. Edhe në këto raste tejkalimi i frikës nuk është i pamundur!

Disa mënyra si mund të çmësohet frika:

Fillimisht, frika mund të çmësohet përmes përmes një procesi të quajtur "të mësuarit e zhdukjes" (extinction learning).

Kjo metodë përfshin ekspozimin e përsëritur ndaj stimulit të frikshëm në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar, pa përjetuar ndonjë pasojë negative. Me kalimin e kohës, truri fillon të lidhë stimulin e frikshëm me sigurinë, në vend të rrezikut, dhe përgjigja e frikës zvogëlohet.

Një tjetër metodë efektive për të hequr qafe frikën është përmes terapisë njohëse-sjellëse (CBT). CBT përfshin identifikimin dhe të sfiduarit e mendimeve dhe besimeve negative, që qëndrojnë në themel të përgjigjes së frikës, si dhe zëvëndësimin e tyre me mendime më pozitive dhe realiste.

Teknikat e meditimit mund të jenë gjithashtu të dobishme në reduktimin e frikës dhe ankthit, duke promovuar një ndjenjë qetësie dhe vetëdijeje për momentin aktual, për të tashmen.

Së fundmi, studimet kanë treguar se trajtime të caktuara me psikedelikë, mund të zvogëlojnë aktivitetin në amigdalë dhe të rrisin neuroplasticitetin, duke i lejuar njerëzit të reduktojnë ndjeshëm frikërat e tyre.

Është e rëndësishme të theksohet se çmësimi i frikës mund të jetë një proces gradual dhe sfidues dhe mund të kërkojë praktikë dhe mbështetje të vazhdueshme nga një profesionist i shëndetit mendor.