Social Buzz

Kjo vajzë u përputh me vëllain në një aplikacion si Tinder dhe s’i kurseu komentet!

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2023

Kjo vajzë u përputh me vëllain në një aplikacion si
Photo Credits: @danikravette/ TikTok

Një vajzë në TikTok po tallet me aplikacionet e njohjeve online pasi në një aplikacion të ngjashëm me Tinder, të quajtur Hinge, u përputh me vëllain e saj.

Në një video virale, Dani Kravett thotë se ajo vendosi t’u jepte një shans këtyre aplikacioneve, por deri tani nuk është dhe aq e kënaqur me rezultatet.

“Mund të vjell me këtë rezultat të Hinge. Ky këtu është vëllai im”, tha ajo për TikTok.

Ajo shtoi me shaka:

“Ndoshta, jemi “të pajtueshëm” në kujtimin që kemi gjëra të përbashkëta si të njëjtit prindër, të njëjtën shtëpi dhe të njëjtën ADN.”

Ndërsa Kravett po përpiqet të gjejë dikë të denjë për ta njohur, ajo e shfrytëzoi këtë mundësi për të inkurajuar vajza të tjera beqare të shohin vëllain e saj dhe ta kontaktojnë nëse janë të interesuara.

Videoja ka mbledhur mbi 375 mijë shikime dhe mesa duket, edhe komentuesit janë përballur me situata të sikletshme në këto aplikacione.

“Unë u përputha me ish-in tim. E fshiva direkt Hinge pastaj”, shkroi dikush.

Një tjetër tha se “është përputhur” me vëllain e saj plot tre herë.

“Po, më i përshtatshmi për një transfuzion gjaku ndoshta”, shtoi një tjetër me shaka.

Vajza të tjera kanë shprehur interes për vëllain, kështu që ndoshta nga kjo situatë – një prej tyre të paktën, mund të dalë i fituar.