
Një TikToker tregoi historinë e çuditshme se si bashkëshorti i saj dyshohet se falsifikoi vdekjen dhe u shpërngul në Meksikë me një grua tjetër.
Më 24 mars, përdoruesja e TikTok @AnessaRossii, postoi një histori ku shpjegoi se departamenti i policisë së Miami-Dade e informoi se kishin trupin e bashkëshortit të saj dhe se ai kreu vetëvrasje.
Anessa Rossi shpjegoi se ajo nuk shkoi në shërbimet e varrimit në Florida pasi familja e tij i tha se do të ishte "shumë traumatike” për të, duke qenë se ishte “në mes të një divorci me partnerin e ndjerë”.
Megjithatë, Rossi tregoi se pasi foli me oficerët e policisë lokale dhe zyrën e mjekut, kuptoi se nuk ishte e vërtetë.
“Tani është mars dhe ti kalon kohën e pikëlluar, madje ndihesh në faj sepse mendon se ishe ti arsyeja pse ai u vetëvra. Dhe një ditë të bukur, shkon në TikTok dhe dikush ju thotë të kontrolloni mesazhet sespe ka informacion në lidhje me burrin tuaj.”
Rossi e hapi mesazhin vetëm për të zbuluar se, mesa duket, ai ishte gjallë dhe së fundmi jetonte në Meksikë me gruan me të cilën kishte një lidhje për gjashtë vitet e fundit.
Ish-bashkëshorti i saj Tim, i cili nuk kishte rrjete sociale, bëri një llogari për t'iu përgjigjur pretendimeve të saj. Ai tha se TikTok-u i saj ishte "gjëja më qesharake që kishte dëgjuar ndonjëherë në jetë”.
Tim pretendoi se ai i kërkoi divorcin para se të shpërngulej. Ai gjithashtu pohoi se ishte në kontakt me nënën e saj, madje i regjistroi bisedat e tyre, shumica e të cilave ishin për të [Anessa-n], duke qenë se kjo e fundit ishte e papunë.
Rossi tregoi se TikTok-u i tij ishte hera e parë që ajo e pa ish-burrin e saj që nga korriku i vitit 2022, kur ai me sa duket shkoi në Meksikë. Ajo pohoi se nuk kishte dëgjuar për të që nga vdekja e supozuar e tij dhe se ata janë ende të martuar ligjërisht.
Një lëmsh i vërtetë, e dimë! Për kuriozitet, shihni këto video (këtu, këtu, këtu dhe këtu) më të detajuara. Ne, le të themi, që jemi *pa fjalë*.