Social Buzz

Rekordet Guinness: Një vogëlush 4 vjeç shpallet personi më i ri në botë që boton një libër

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2023

Rekordet Guinness: Një vogëlush 4 vjeç shpallet personi më
Guinness


Një vogëlush 4-vjeçar, i quajtur Saeed Rashed AlMheiri është shpallur personi më i ri në botë që ka botuar një libër. Saeed është nga Abu Dhabi dhe ia doli që të shesë 1,000 kopje të librit të tij për fëmijë, të titulluar “Elephant Saeed and the Bear”, si dhe të shënojë emrin në librin e rekordeve Guinness.

Libri flet për mirësinë dhe një histori të papritur miqësie mes dy kafshëve. Elefanti Saeed takon një ari polar. Fillimisht, elefanti është në një piknik dhe sheh një ari polar, i cili iu duk i uritur. Elefanti e ushqen dhe e fton në piknik. Më pas, ata bëhen miq dhe i dhurojnë njëri-tjetrit mirësi.

Por Saeed nuk është i vetmi që ka thyer rekorde në familje. Në fakt, ai u frymëzua nga motra e tij më e madhe, AlDhabi, e cila ka thyer dy rekorde: Si personi më i ri (vajzë) që ka publikuar një libër dygjuhësh, si dhe një vit më vonë, si personi më i ri (vajzë) që ka publikuar një seri me libra dygjuhësh, kur ishte vetëm 8 vjeç.

Seria u titullua “Books from Children to Children”, librat u shkruan në arabisht dhe anglisht, si dhe nisma e saj inkurajonte fëmijët nga mosha 4-10 vjeç që të mësonin dhe të shkruanin në këto gjuhë.

Saeed, i frymëzuar nga e motra, u shpreh: “E dua shumë motrën dhe luajmë bashkë gjatë gjithë kohës. Ne lexojmë, shkruajmë, vizatojmë dhe bëjmë kaq shumë aktivitete së bashku. Shkrova librin tim sepse mendova se duhet ta kem edhe një libër”.