Tornado në disa shtete në Amerikë: Raportohen viktima
Të paktën 26 persona në shtete të ndryshme në jug dhe në perëndim të SHBA-së, kanë ndërruar jetën si pasojë e një serie tornadosh që kanë goditur vendin. Fenomeni natyror shkaktoi shkatërrimin e disa shtëpive dhe si rrjedhojë, mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
Deri më tani janë regjistruar mbi 60 raportime për tornado në vende të ndryshme dhe shtetet që janë prekur nga kjo dukuri dhe ku janë shënuar disa viktima janë: Alabama, Indiana, Mississippi, Arkanas, Tennessee dhe Illinois.
Ukraina akuzon një prift për qëndrime pro-ruse
Agjencia e lartë e sigurisë në Ukrainë ka njoftuar se një prift i lartë ortodoks dyshohet se ka justifikuar pushtimin rus. Agjencia kërkoi arrest shtëpie për priftin, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të tensionuar mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse.
Igumeni i manastirit, Mitropoli Pavel, e ka kundërshtuar urdhrin dhe ka mallkuar presidentin Volodomyr Zelensky, duke e kërcënuar edhe me dënim me ferr.
Ortekët në Norvegji shkaktojnë 4 viktima
Katër persona kanë humbur jetën nga disa ortekë në veriun e Norvegjisë, si pasojë e ortekëve. Dy persona humbën jetën pasi një ortek ra në një shtëpi dhe në një hambarë dhe dy turistë, si pasojë e dy ortekëve të tjerë.
Presidenti Biden i kërkon Rusisë të lirojë gazetarin amerikan
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë Evan Gershkovich, gazetar i “Wall Street Journal”. Evan është burgosur dhe mbi të qëndron akuza për spiunazh. Nga ana tjetër, bordi redaktues i gazetës amerikane kërkoi që të dëboheshin gazetarët rusë nga SHBA-ja, por Biden e ka refuzuar kërkesën.
Andrew Tate lirohet nga burgu dhe do të jetë në arrest shtëpie
Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan janë liruar nga burgu në Rumani të premten dhe janë vendosur në arrest shtëpie për një periudhë 1-mujore.
Vëllezërit Tate u mbajtën në burg pasi dyshoheshin për abuzim seksual dhe shfrytëzim.
Andrew dhe Tristan Tate kanë kërkuar më parë lirimin nga paraburgimi katër herë, por kërkesat e tyre janë refuzuar.