Celebrity

Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e të birit për ca *foto*

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2023

Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e
Instagram/@camilacoelho

Camila Coelho, blogerja e njohur në Instagram, është kritikuar jo pak për fotot e saj me të birin pranë një ballkoni.

35-vjeçarja u shfaq në disa foto në Paris, por njerëzit kësaj here nuk vunë re as kombinimin e ditës, as kullën Eiffel nga pas. Gjithë vëmendjen e mori fakti që fëmija ishte shumë pranë ballkonit dhe gjithë fotot dukeshin të rrezikshme.

"Për Kain është hera e parë në Paris. Shumë e lumtur që jam kthyer (për javën e modës në Paris) dhe do të festoj ditëlindjen këtu me bashkëshortin", shkroi ajo në foton me të birin 7 muajsh.

Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e
Instagram/@camilacoelho

Mijëra njerëz e kanë kritikuar Camila-n se kanë vënë në rrezik bebushin vetëm për disa pëlqime në rrjetet sociale.

"Fëmijët dhe ballkonet nuk shkojnë së bashku. Njerëzit natyrisht që do nevrikosen", shkruan dikush.

Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e
Instagram/@camilacoelho

Një tjetër shprehet:

“Ti je blogerja ime e preferuar dhe jam i sigurt se e kishe në kontroll, por njerëz të tjerë mund të përpiqen ta rikrijojnë këtë foto duke vënë potencialisht në rrezik fëmijët."

Përdorues të tjerë komentojnë:

"Mjafton vetëm një sekondë që të ndodhë një aksident. Nuk ia vlen rreziku sa fotografia"; "Sa larg mund të shkosh për pëlqime?"; "Po, je në Paris dhe ke pamje të bukur, por s'ka nevojë ta lësh fëmijën buzë ballkoni"; "E di që në disa vende mund të akuzohesh për neglizhencë ndaj foshnjës? Ju lutem, mos zgjidhni të fitoni para nga fotot, para fëmijës suaj"; Kjo foto më dha ankth, fëmija kaq afër ballkonit..."; "Kështu ndodhin aksidentet" etj.

Kishte dhe nga ata që rikujtuan se Michael Jackson bëri një veprim të ngjashëm me djalin e tij, vite më parë, teksa përshëndeste fansat nga ballkoni.

Blogerja kritikohet ashpër sepse sipas njerëzve, rrezikoi jetën e
Reuters/ Alamy