Celebrity

Dyshja ndez debat pasi thotë se s'do u lërë asnjë pasuri fëmijëve: Si mendoni ju?

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2023

Dyshja ndez debat pasi thotë se s'do u lërë asnjë
Alamy Stock Photo/Everett Collection Inc

Nëse je fëmijë i dy prej aktorëve më të njohur të Hollywood-it, me siguri do jesh një "nepo baby" apo jo?

Mesa duket, jo nëse je fëmija i Mila Kunis dhe Ashton Kutcher. Dyshja ka vendosur që të mos i lërë asnjë qindarkë fëmijëve si trashëgimi.

Njerëzit kanë shprehur mendimet e tyre në rrjetet sociale, pasi video të çiftit duke folur rreth kësaj teme janë (ri)bërë virale. 

Kutcher zbuloi planet e tij dhe të Kunis për fëmijët e tyre, disa vite më parë në podkastin e Dax Shepard, duke thënë:

"Unë nuk do krijoj ndonjë llogari për ta. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi dhe për gjëra të ndryshme."

Arsyeja e vendimit të Kutcher dhe Kunis? Sepse fëmijët e tyre tashmë jetojnë një "jetë vërtet të privilegjuar" dhe "as nuk e dinë këtë".

Megjithatë, ndërsa Kunis dhe Kutcher nuk po planifikojnë të krijojnë llogari të posaçme për fëmijët e tyre, kjo nuk do të thotë se nuk do të jenë të gatshëm t'i ndihmojnë në disa mënyra në të ardhmen, me pasurinë e tyre prej 275 milionë dollarësh.

Dyshja ndez debat pasi thotë se s'do u lërë asnjë
Ata duke lënë 0$ në testament. (Twitter/@lophiile)

Kutcher shpjegoi:

"Nëse fëmijët e mi duan të fillojnë një biznes dhe kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj në të. Por ata nuk do marrin para."

Qëndrimi prindëror i Kutcher dhe Kunis ka ngjallur që atëherë një debat të nxehtë në internet. Shumë përdorues kanë vlerësuar vendimin e tyre për të mos u dhënë fëmijëve gjithçka "gati".

Një përdorues në Twitter tha:

“Është zgjedhje e mirë, vetëm për shkak se janë fëmijë të një çifti të famshëm, ata gjithsesi do ta kenë më të lehtë edhe pa ato para”.

Të tjerë u shprehën:

"Mënyrë e mirë për të luftuar nepotizmin"; "Unë mendoj se ata kanë shumë besim te fëmijët e tyre dhe kanë parë se çfarë ndodh me familjet e tjera".

Megjithatë, të tjerët kanë mbetur mjaft të indinjuar nga vendimi i aktorëve:

"Pse s'do ua jepni fëmijëve por i mbani për vete? Jepini që tani për bamirësi që të mos llastoni as veten."

Dikush tha:

"Mendoj se është pak e çuditshme kur prindërit zgjedhin ta bëjnë këtë. Sidomos, kur fëmijët e tyre janë ende të vegjël. Të mos i lësh asgjë fëmijës, më duket mizore."

Poll