Shqipëria

Ndryshon paga minimale: Sa do të jetë në vazhdim?

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2023

Ndryshon paga minimale: Sa do të jetë në vazhdim?
Photo Credits: Shutterstock

Nga data 1 prill, paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, do të jetë 40,000 (dyzet mijë) lekë.

Kjo rritje prej 6000 lekësh do t’i atribuohet si sektorit privat ashtu edhe sektorit publik.

Sipas ministers së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, “çdo punëmarrës apo punëdhënës do jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill, e cila do të jetë e reflektuar në muajin maj”.

Rritja e fundit e pagës minimale u bë në shtator të vitit 2022, nga 32,000 lekë në 34,000 lekë.

Sidoqoftë, paga minimale e re (40,000 lekë) vijon të mbetet më e ulëta në rajon.