Celebrity

Jennifer Aniston: “Një brez i tërë njerëzish” e konsideron ‘Friends’ ofendues

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2023

Jennifer Aniston: “Një brez i tërë njerëzish” e

"Një brezi të tërë" tani i duket ofendues “Friends”, tha Jennifer Aniston, aktorja që fitoi famë në sitcom-in e suksesshëm të viteve '90.

Në një intervistë për Variety, Aniston tha se krijimtaria në komedi ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi humoristët tani "nuk lejohen" të "tallen me jetën".

“Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm, gjë që e bën vërtet të vështirë punën për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën,” tha Aniston.

“Ka një brez të tërë njerëzish, fëmijë, të cilët tani po u kthehen episodeve të “Friends” dhe i konsiderojnë fyese,” tha ajo.

“Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme dhe të tjera…mirë, duhet t'i kishim menduar… por nuk mendoj se asokohe kishte ndjeshmëri si tani.”

Disa shikues kanë kritikuar “Friends” për mungesë diversiteti. Të gjithë personazhet kryesorë janë të bardhë dhe në serial rrallë paraqiten njerëz me ngjyrë. Të tjerë kanë vërejtur shaka që tani konsiderohen si homofobike ose transfobike.

Aniston nuk është e vetme në mesin e komedianëve apo aktorëve që sugjeron se progresivizmi dhe ndjeshmëria ndaj temave të tilla janë bërë pengesa për krijimtarinë. Komedianë, përfshirë Chris Rock dhe Dave Chappelle, së fundmi kanë kritikuar woke culture (të qenit vigjilient ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor) për faktin që po kufizojnë shakatë.