Celebrity Style

Duhet ta shihni veshjen elegante të mbretëreshës së Spanjës

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2023

Duhet ta shihni veshjen elegante të mbretëreshës së

Mbretëresha e Spanjës, Mbretëresha Letizia, u shfaq me një pamje fantastike këtë javë, ku ra në sy për veshjen elegante e si gjithmonë, minimaliste.

Mbretëresha mori pjesë në koncertin "Tiempo de Luz" në Teatrin Falla në Cádiz të Spanjës, së bashku me bashkëshortin e saj, Mbretin Felipe VI.

Duhet ta shihni veshjen elegante të mbretëreshës së
Foto: CARLOS ALVAREZ//GETTY IMAGES

Ajo veshi një fustan në gjatësi poshtë gjurit i cili dallon për detajin e thekëve në pjesën e sipërme, që binin nga supet deri te beli.

Duhet ta shihni veshjen elegante të mbretëreshës së
Foto: CARLOS ALVAREZ//GETTY IMAGES

Ajo kombinoi fustanin elegant me këpucë Aquazzura dhe një kuletë të zezë.

Duhet ta shihni veshjen elegante të mbretëreshës së
Foto: CARLOS ALVAREZ//GETTY IMAGES

Mbretëresha i shtoi shkëlqim veshjes përmes vathëve me diamante dhe unazës prej ari. Grimi dhe flokët ishin gjithashtu 10/10.