
Kur bëhet fjalë për depilimin e zonës pubike, mund të vendosni bazuar në preferencat personale. Megjithatë, një mjek ka ndarë disa informacione në lidhje me depilimin në zonën perianale (zona e dukshme me tërheqjen e butë të vitheve).
Dr. Karan Raj u shpjegoi 5.1 milionë ndjekësve të tij në TikTok se qimet në këtë zonë e kanë një qëllim. “Lëkura perianale, e cila përmban folikulat e qimeve, përmban edhe gjëndra apokrine, të cilat sekretojnë një substancë vajore,” shkruan ai.
Këto substanca ndihmojnë në reduktimin e acarimit dhe skuqjes së të pasmeve. Kështu që nëse keni pyetur veten pse keni kruajtje pas depilimit, tani e morët përgjigjen.
Përpos kësaj, këto vajra gjithashtu ushqejnë bakteret e mira. “Mos harroni, një mikrobiomë e fortë dhe e shëndetshme perianale është një armë shumë e mirë për ta pasur në arsenalin tuaj,” thotë ai.
Nëse doni ta depiloni këtë zonë ose jo, vendimin sërish e merrni ju, por të paktën tani e dini që qimet atje e kanë një funksion.