Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se Gabriel García Márquez ka kaluar Servantesin si shkrimtari më i përkthyer nga gjuha spanjolle deri më tani.
Megjithatë, adhuruesit e gjeniut që i dha botës Don Kishotin mund të ngushëllohen me faktin se ai mbetet shkrimtari më i përkthyer nga gjuha spanjolle gjatë tetë dekadave të fundit.
Për të krijuar një pamje të shkrimtarëve që po përktheheshin nga spanjishtja në 10 gjuhë të ndryshme – arabisht, kinezisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht – Instituto Cervantes u konsultua me databazën WorldCat, e cila përmban 54,858,648 regjistrime bibliografike në 483 gjuhë.
10 autorët më të përkthyer nga spanjishtja në 10 gjuhët e mësipërme, nga viti 2000 deri në vitin 2021, janë García Márquez në vendin e parë, i ndjekur nga Isabel Allende, Jorge Luis Borges, Mario Vargas Llosa, Cervantes, Carlos Ruiz Zafón, Arturo Pérez-Reverte, Luis Sepúlveda, Roberto Bolaño dhe Javier Marías.
Gabriel García Márquez mbetet një nga shkrimtarët më të njohur të Amerikës Latine në histori. Ai fitoi një çmim Nobel në Letërsi, kryesisht për kryeveprën e realizmit magjik, “100 vjet vetmi”.