Social Buzz

Ky TikTok e ‘kthen’ telefonin tuaj në një *kondicioner* dhe njerëzit po çmenden!

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2023

Ky TikTok e ‘kthen’ telefonin tuaj në një *kondicioner*
Photo Credits: The Tab

Një TikTok që po bëhet viral së fundmi, pretendon se mund ta bëjë telefonin tuaj të duket si një kondicioner (dhe të freskojë përdouresit), dhe njerëzit thonë se funksionon me të vërtetë.

Videoja, që ka thuajse 2 milionë pëlqime, i ka tronditur shikuesit, sepse sipas tyre ndihet sikur “e gjithë dhoma po freskohet”.

Si funksionon?

Në TikTok-un e publikuar shfaqen vetëm foto të një kondicioneri, por tingujt, dridhjet dhe audio në përgjithësi – do t’ju bëjnë të ndiheni sikur të ishit përballë një freskueseje.

“Efekti placebo është shumë realist”, shkroi dikush një komente.

Edhe një tjetër tha:

“Efekti placebo po funksionon shumë fuqishëm tani."

Efekti placebo është në thelb kur mendja ose trupi juaj reagon ndaj diçkaje që është "bedel". Për shembull, nëse dikush ju dha një pilulë dhe ju tha se do t'ju qetësonte, ju automatikisht ndiheni të relaksuar vetëm sepse ju është kështu, edhe nëse pilula mund të ketë 0 aftësi qetësuese.

Burimi: The Tab