
Shumica e njerëzve duan ta ndajnë suksesin me familjen e tyre. Megjithatë, një djalë që pretendon se është milioner, thotë se ka frikë t’u tregojë prindërve për pasurinë e tij, sepse ka frikë se ata do ta “mohojnë”.
Guiseppe Fiorentino, i cili gjeti sukses përmes tregtisë elektronike, nuk i ka thënë familjes së tij se sa para fiton, sepse mendon se ata do të supozojnë se djali i tyre është një "bos mafioz".
"Për prindërit e mi, pasuria ime është e pakuptueshme. Nuk mund t'u them të vërtetën sepse ata nuk do ta kuptonin kurrë - ata kurrë nuk kanë dëgjuar për rishitjen e mallrave për përfitim," tha Fiorentino, sipas The Mirror.
"Ata më njohin dhe e dinë që unë jam një njeri i mirë, megjithatë, menjëherë do mendonin se jam përfshirë në një lloj aktiviteti kriminal. Kam një orë diamanti me vlerë 32,000 dollarë dhe nuk e mbaj kurrë rreth tyre sepse për prindërit e mi është një shenjë se diçka nuk po shkon mirë.”
Fiorentino thuhet se fiton afërsisht 100,000 dollarë në muaj, dhe shijon makina luksoze dhe udhëtime në Dubai, Egjipt dhe së fundmi në Londër, megjithatë, i fsheh të gjitha këto nga prindërit e tij, të cilët u shpërngulën nga Siçilia në Zvicër vite më parë për t'i dhënë djalit të tyre një jetë më të mirë.
"Italia jugore është shumë e varfër dhe shumica e njerëzve me para atje, janë në mafia. Nëse shkoni dhe tregoni jetën luksoze, veshjet dhe makinat, atëherë të gjithë e dinë se jeni pjesë e një bande. Unë nuk mund ta ndaj këtë anë të jetës sime me disa nga anëtarët e familjes, sepse kam frikë se do të më mohojnë," shpjegoi ai.
Meqenëse anëtarët e familjes së tij janë më të moshuar dhe nuk e përdorin internetin, është e lehtë për Fiorentinon të fshehë stilin e tij luksoz të jetesës.
"Kur isha 16 vjeç, fitova një internship (trajnim/praktikë) një bankë zvicerane dhe më pas, më ofruan një punë. Prindërit e mi mendojnë se unë ende punoj atje”, thotë ai.
Burimi: Pop Crush