Një mjet i ri në internet synon t'u japë njëfarë kontrolli adoleshentëve dhe njerëzve mbi trupin e tyre. Ata mund të heqin nga interneti foto dhe video të qarta të tyre, përfshirë edhe ato intime.
Platforma Take It Down financohet pjesërisht nga Meta Platforms, kompania që zotëron Facebook dhe Instagram.
Faqja lejon këdo që në mënyrë anonime – dhe pa ngarkuar asnjë imazh aktual – të krijojë atë që është në thelb një gjurmë dixhitale e imazhit. Kjo gjurmë (një grup unik numrash i njohur si "hash") më pas shkon në një bazë të dhënash dhe kompanitë e teknologjisë që kanë rënë dakord të marrin pjesë në projekt heqin imazhet nga shërbimet e tyre.
Deri tani, kompanitë pjesëmarrëse në projekt janë Facebook, Instagram, Yubo, OnlyFans, Pornhub. Nëse imazhi është në një faqe tjetër, ose nëse dërgohet në një platformë të koduar si WhatsApp, nuk do të hiqet. Twitter dhe TikTok deri më tani nuk janë angazhuar me projektin.