Celebrity

Ylli i serialit “You” thotë se ish-e dashura e ndihmoi të mos krijonte varësi, në mënyrën e saj

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2023

Ylli i serialit “You” thotë se ish-e dashura e ndihmoi të
Getty Images

Penn Badgley, i njohur për serialin “You”, por edhe për rolin e tij në “Gossip Girl” tha se ka një arsye pse ai nuk krijoi kurrë varësi ndaj substancave narkotike dhe alkoolit dhe merita i takon ish-të dashurës së tij, Blake Lively.
 
Blake dhe Penn nisën të dilnin në vitin 2007 kur ishin pjesë e “Gossip Girl” dhe asokohe, kjo ishte një prej marrëdhënieve më të përfolura. Penn ia doli të përballojë famën (ndryshe nga shumë kolegë të tij), stresin dhe të gjithë presionin mediatik, për një arsye të thjeshtë: Blake nuk pinte, ndaj edhe kjo në njëfarë mënyrë e “detyroi” aktorin të mos binte pre e varësive
 
“Të jem i sinqertë, nuk kam pasur kurrë sfida me substancat. Blake nuk pinte dhe mendoj se lidhja jonë, më ndihmoi të mos shkoja në atë rrugë”.
 
Penn ka thënë se kur është përballur me periudha të errëta në jetën e tij, ai ka provuar të udhëtojë dhe të ndjekë praktikat e budizmit, duke u përkushtuar te frymëmarrja dhe meditimi. Pra, praktikisht, shumë probleme mund të zgjidhen me Namaste - Zen - Namaste.

Eh, e kush do ta mendonte se aktorët që shkaktonin vetëm telashe në “Gossip Girl”, në jetën reale janë kaq të përgjegjshëm…

Artikuj të sugjeruar: