Showbiz dhe TV

Fjoralba Ponari flet për situatën e djeshme në “BBVA”

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2023

Fjoralba Ponari flet për situatën e djeshme në “BBVA”
Instagram

Fjoralba Ponari, shpeshherë ka folur mbi situatave dhe ngjarjeve në “BBVA”, duke mos i kursyer edhe kritikat për sjelljet e banorëve. Por, rishtazi, ka publikuar një Instastory rreth situatës dhe komenteve të

*Një përmbledhje e vockël për të pashqetësuarit nga dramat në BBVA: Deas iu dha një zarf surprizë, ku mund të nxirrte në nominim tre banorë dhe ajo tha emrat e Luizit, Kiarës dhe Efit, duke përçarë kështu grupin e tyre. Pas nominimit, publiku vendosi që shtëpinë ta linte Efi dhe kjo solli një sërë komentesh dhe kritikash ndaj zgjedhjes së Deas.

Kalojmë te postimi i Fjoralbës:

“Reagimet histerike në turmë nga njerëzit jashtë kundrejt “lojës” së djeshme (ku e kemi konstuatuar tanimë që justifikoni çdo gjë/ s’ka rregulla e më the e të thashë, kur u leverdis), me gjuhë urrejtjeje, ndëshkime e denigrime të sugjeruara në forma nga më mesjetaret, janë shokuese…janë shuplaka më e fortë për të gjithë ata njerëz që kontribuojnë që ky vend të bëjë para drejt vlerave njerëzore.

Edhe mos u lodhni kot të replikoni se s’ma ndien hiç për lojën aty brenda, po flas për ku që jeni me pult e me telefon në dorë; për po ju, që bëni si të habitur e të trishtuar në kronikat e zeza që janë të mbushura me vrasje të grave. Ju vetë, i vrisni nga pak çdo ditë”.

Fjoralba Ponari flet për situatën e djeshme në “BBVA”

Disa ditë më parë, ajo ka bërë edhe disa postime në Twitter, ku thoshte:

“Meqë doni qëndrimet e mia në lidhje me “BBVA”:
E para, s’kam për të adresuar më asgjë seriozisht, për sa kohë aty është vënë një taban i shëmtuar dhe çdo gjë, si nga banorët/ produksioni dhe të gjithë ju me reagimet tuaja histerike, keni zgjedhur të justifikoni çdo gjë nën petkun e lojës”, shkroi fillimisht Fjoralba.

Më tej, vijoi:

“Lufta ime me vërtetësinë e problematikave jashtë, do të vazhdojë njësoj, si para/gjatë, apo pas “Big Brother Vip Albania”, sepse e kam bërë/ e bëj/ do ta bëj për parimet e mia dhe jo për hatër të filanit apo fistëkut, sa për numër”.

Për ta përmbyllur qëndrimin e saj, moderatorja u shpreh:

“Dhe tjetra: Edhe kur të vendos të reagoj për ato brenda në formën që përmenda, do ta bëj sepse dua unë, sepse kam kohë unë dhe nerva unë, jo ju”.

Artikuj të sugjeruar: