
Madison Russo, 19 vjeç, mblodhi 37,000 dollarë me një diagnozë të rreme kanceri përmes GoFundMe pasi pretendoi se kishte një tumor “të madh”.
Sipas policisë, ajo pretendoi se ishte në “fazën e dytë të kancerit të pankreasit, me leuçemi limfoblastike akute”.
19-vjeçarja u arrestua më 23 janar dhe akuzohet për vjedhje të shkallës së parë - e cila dënohet deri në 10 vjet pas hekurave, në Iowa.
Zyrtarët thanë se 439 njerëz kanë dhuruar një shumë totale prej 37,303 dollarësh.
Madison mori fotografi të njerëzve të tjerë me kancer dhe i përdori ato si të sajat. Por, u vu re se beteja e kancerit të Madison nuk ishte ajo që dukej, vetëm kur mjekët vunë re “pasaktësi kërcënuese për jetën” në mënyrën se si pajisjet mjekësore po përdoreshin në fotografitë e saj më 11 janar.
Pas hetimeve, policia gjeti një numër pajisjesh mjekësore, përfshirë një pompë frymëmarrjeje, si dhe pajisje mjekësore që ishin të regjistruara në emër të një të afërmi.
GoFundMe, që u shpreh se “ka 0 tolerancë për të tilla raste”, do të bashkëpunojë gjithashtu me hetimet.
Platforma ka premtuar të rimbursojë paratë që i janë dhuruar faqes me pretendime të rreme.
Madison, e cila ishte studente, i tha North Scott Press në tetor të vitit të kaluar se ajo u diagnostikua me kancer në shkurt.
“Më kujtohet që e mbylla telefonin dhe ndihesha si në ajër. Ulërita, por pastaj fshiva lotët dhe mora guximin të kthehem në klasë”, rikujtonte ajo.
Më pas, Madison tha se “i kishin dhënë 11% shans për të mbijetuar në 5 vitet e ardhshme”.
Ajo u lirua nga burgu i Scott County pasi dha një garanci prej 10,000 dollarësh dhe do të dalë në gjykatë muajin e ardhshëm.
Burimi: LadBible