Celebrity

Chrissy Teigen dhe John Legend bëhen sërish prindër!

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2023

Chrissy Teigen dhe John Legend bëhen sërish prindër!
@chrissyteigen/ Instagram

Familjes së John Legend dhe Chrissy Teigen sapo iu shtua një pjesëtar i ri, i shumëpritur. Çifti bëri me dije se bebushi lindi më 13 janar.

“Çfarë dite e bekuar!”, u shpreh Legend, duke thënë edhe se nuk ka fjetur shumë gjumë, pasi e kaloi gjithë natën në spital. (Imagjino Chrissy, duuh).

Që prej njoftimit në Instagram se po priste një bebush, Teigen i ka përditësuar ndjekësit herë pas here me foto nga përditshmëria dhe jeta e saj si nënë. Ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë, Luna dhe Miles. Teigen është shprehur asokohe se fëmijët po e prisnin me shumë dashuri bebushin dhe ishin super të lumtur që do të kishin një motër ose vëlla të vogël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Lindja e bebushit është një lajm i mrekullueshëm, pasi çifti u përball me një moment zemërthyes: humbjen e djalit të tyre Jack, në javën e 20-të të shtatëzanisë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2020 dhe Chrissy dhe John u shprehën shumë të lënduar nga kjo humbje e thellë. Modelja ndau përmes një postimi në Instagram përjetimet e saj të dhimbshme, të cilat u ndjenë dhe vlerësuan nga shumë gra që kishin përjetuar të njëjtën përvojë.

Artikuj të sugjeruar: