
Ne studiojmë shumë lëndë të dobishme në shkollë si letërsia, matematika, madje edhe astronomia.
Megjithatë, edhe pse jemi në shkollë për kaq shumë vite, duket se nuk arrijmë të mësojmë ca gjëra thelbësore.
Ja një listë me gjëra që sipas njerëzve, duhet të na i mësonin në shkollë:
#1
Si të bisedojmë me njerëzit, fillimi dhe përfundimi i një bisede. Shumë njerëz të rritur nuk dinë si të nisin një bisedë apo si të hapin një temë diskutimi.
#2
Rëndësia e të thënit “jo” dhe të pranuarit, kur dikush na thotë jo.
#3
Që duhet presim që njerëzit të dalin nga ashensori, që të futen të tjerët.
#4
Njohuritë financiare janë kaq të rëndësishme dhe ne dimë shumë pak për to kur dalim nga bangat e shkollës.
#4
Vetëm se është e natyrshme nuk do të thotë se është automatikisht e shëndetshme. Vetëm se është artificiale ose sintetike nuk do të thotë se është automatikisht e keqe.
#5
Gramatika bazë. Po, e di që e mësojmë, por mesa duket, jo mjaftueshëm.
#6
Ndihma e parë.
#7
Duhet të dinim se pothuajse çdo makinë/makineri kërkon mirëmbajtje. Mendoni pjatalarëse, lavatriçe, makina, kositës, etj. Ato nuk janë kuti magjike dhe do të zgjasin më gjatë nëse dini si t'i mirëmbani.
#8
Si të notojmë dhe si t’i japim biçikletës.
#9
Është një aftësi shumë e rëndësishme të dish se si të negociosh.
#10
Sa e rëndësishme është të dimë për kufijtë personalë. Se si duhet t’i vendosim ato, por edhe të respektojmë kufijtë e të tjerëve
Burimi: Reddit, Bright Side