Sport

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por njerëzit shpërthejnë në kritika

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2022

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por
@mosalah/ Instagram

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, ka postuar një foto familjare pranë pemës së Krishtlindjes, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzat e tyre, me pizhama matchy-matchy dhe uron njerëzit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)

Por, kaq u desh që komentuesit të shpërthenin në kritika për foton, për shkak se Salah i përket besimit mysliman dhe myslimanët nuk i festojnë ditët e shenjta të besimit të krishterë dhe as dekorojnë shtëpinë për Krishtlindje. 
 
Postimi i Salah “u sulmua” nga komente të shumta me bazë fetare.

Ka nga ata që bëjnë thirrje të tjerëve që t'i bëjnë unfollow futbollistit:

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Komentues që e quajnë "mysliman të rremë":

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Apo që "i rikujtojnë" se Krishtlindja është "harram":

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Që i thonë që "t'i vijë turp":

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Madje, edhe që i kërkojnë të ndryshojë emrin:

"Ndrysho emrin dhe festo Krishtlindjen. Nuk ka Krishtlindje në islam".

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

Ose të mos harrojë emrin e vet:

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

I bëjnë thirrje edhe për respektimin e rregullave që duhet të ndjekë dhe që të mos "përziejë" fetë:

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

"Unë jam mysliman dhe nuk e festoj Krishtlindjen. Nuk ka ditë si Krishtlindja në islam".

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

"Vëlla mysliman, të duam shumë, por jemi shumë të çuditur që ti feston Krishtlindjen".

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

"Gjatë festimeve të Bajramit nuk feston dhe nuk poston, por për Krishtlindje feston dhe poston. Ke ndryshuar fenë?".

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

"Allahu të faltë!"

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

"Respekto islamin, vëlla".

Ylli i Liverpool-it poston një foto familjare pranë pemës, por

E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Twitter dhe shumë njerëz e kanë bërë unfollow futbollistin, duke u shprehur të prekur dhe të habitur nga postimi i tij. 

"Duhet ta dish që shumë fëmijë të shohin si figurë myslimane dhe ky nuk është një shembull i mirë", shkroi dikush.

"Të kam konsideruar një futbollist të përkryer dhe gjithmonë më ke frymëzuar. Gjithsesi, pas këtij postimi, nuk mund të të shoh më si model", tha një tjetër fans.

Në botën e futbollit dhe më gjerë, Salah njihet si një besimtar i devotshëm mysliman, i cili kryen me përpikmëri të gjitha ritet fetare.