“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” (Junkermann) me autor M. Karagacis, është një libër që tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.
I njohur ndryshe si Junkermani, në qendër të librit është një djalosh ambicioz, hedonist, aventurier egoist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik në Greqinë e mes dy luftërave, teksa shijon dhe lidhjet erotike me shumë gra.
“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”, i botuar për herë të parë më 1938, është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është konsideruar si “Getsbi i madh” i shkrimtarit të njohur amerikan F. S. Fitzgerald.
M. Karagatsis është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos. Ai ishte gjithashtu gazetar, kritik dhe dramaturg. I lindur në Athinë, jetoi në Larisa dhe studio për shkenca politike në Francë.