Art & Libra

‘Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera’, një libër mbi komplekset më të hershme të njeriut

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2022

‘Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera’, një

“Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” (My Oedipus complex and other stories) është një përmbledhje me tregime që hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.

Libri është një përmbledhje tregimesh e shkrimtarit irlandez Frank O’Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O’Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij.

Frank O’Connor është pseudonimi i Michael O’Donovan, lindur në Kork, në vitin 1903. Më së shumti autodidakt, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, O’Connor-i nisi të përgatiste një botim me vepra të përzgjedhura të krijimtarisë së tij. Më vonë punoi si bibliotekar, përkthyes dhe gazetar.

‘Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera’, një

“Këto rrëfenja të përkryera lexohen vërtet si muzikë,” shkruan The Irish Press. “Bujar në frymën që mbart, i mprehtë në perceptime, Frank O’Connor përçon freski dhe ëndje për lexuesin,” shprehet New York Times.