TV Mania

Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra: ‘Jeni shumë të rritur për këto diskutime’

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2022

Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:

Sa më shumë i afrohemi finales, aq edhe më shumë “ndizet” situata në “Dancing with the stars”. Ethet e garës dhe dëshira për fitore duket se ka bërë që konkurrentët të shfaqin hapur pakënaqësitë e tyre, këtë herë drejtuar anëtarëve të jurisë.

Në nisje të spektaklit, disa prej konkurrentëve, si Sara Hoxha, Ardit Çuni, Salsano Rapi, Isli Islami etj., dhanë mendimin e tyre, sipas të cilit, anëtarët e jurisë kanë preferenca personale. Ata iu referuan më specifikisht kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut, nisur edhe nga fakti që kur Megi Pojani u shpall gjysmëfinaliste, ai nuk u duk fort entuziast.

Kledi, si edhe anëtarët e tjerë të jurisë, argumentuan se gjykimet e tyre janë tërësisht profesionale, bazuar te puna e konkurrentëve dhe ndjesia që ata arrijnë të përcjellin me koreografinë. Në vijim të debatit, u vu re se konkurrentët ishin të mendimit se juria favorizon Elhaida Danin. Kjo e fundit, nuk e pranoi aspak këtë qëndrim.

“Jam e vetja që kur kam marrë më pak pikë seç mendoja se meritoja, nuk kam kritikuar jurinë. Unë nuk jam balerinë profesioniste që të vij këtu dhe t’i kërkoj llogari, siç po bëhet në këto komente, disa profesionistëve, sidomos Kledit,” tha ajo. “Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Disa këtu po harrojnë ku qëndrojmë. Jemi në një program për qejf. Po lodhemi shumë, patjetër, kush më shumë e kush më pak. Por, unë nuk jam këtu për të kërkuar llogari. Jam për të punuar dhe për të mësuar.”

Më e ashpër me pretendimin e konkurrentëve ishte Valbona Selimllari, e cila habiti jo pak publikun. E njohur për komunikimin e qetë, Valbona e konsideroi të patolerueshëm debatin.

“Jeni shumë të rritur për të pasur diskutime të tilla. Unë jam shumë e zhgënjyer nga të gjitha këto diskutime. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte me asnjë prej jush. Sarën nuk e kuptoj fare kur thotë që [juria] ka preferenca. Elhaida është parë me lupë kur shumë nga ju nuk janë parë me lupë, edhe për shkakun që nuk keni qenë pjesë e skenës, edhe për shkakun që Elhaida ka kërcyer më para. Pra, ne kemi qenë më pak tolerantë me të,” tha ajo.

Në vijim shtoi:

“Ju bëni një gabim shumë të madh. Ajo që shihni ju në ekran është aftësia e produksionit për t’ju nxjerrë ju yje atje. Unë flas rrallë dhe jam e ashpër rrallë. Të gjithë këta që e shohin në YouTube [performancën e tyre], e shohin të kuruar atë, kurse ne këtu nuk kurojmë asnjë gjë. Ne shohim çdo hap, të cilin njerëzit nuk e shikojnë në shtëpi. Në momentin që ju keni gojë të ankoheni dhe shikoni YouTube-in dhe na viheni ne pas, duhet të kuptoni që YouTube-i nuk është e vërteta juaj. E vërteta juaj është aty [i drejtohet skenës] dhe atë e shikojmë ne.”

Në një pjesë të konsiderueshme të komenteve në YouTube (i gjeni në vijim të artikullit), duket se publiku është pozicionuar në anën e jurisë dhe nuk e përkrah idenë e konkurrentëve se juria bën diferencime.

Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra:
Tensione në ‘DWTS’! Valbona flet me tone të ashpra: