Relationships

Burrat i urrejnë kaq shumë këto pyetje, sa nisin një sherr të madh sa herë që ua bëni

Burrat i urrejnë kaq shumë këto pyetje, sa nisin një sherr

Sa herë keni nisur një goxha sherr vetëm prej një fjale goje? Një pyetje krejtësisht e padfajshme që xhindosi partnerin tuaj kush e merr vesh se përse? Mbase i keni drejtuar një nga pyetjet e ndaluara si më poshtë:

1. Jemi të lidhur?

Askush nuk do t’ia bësh këtë pyetje, aq më tepër në fillimet e një njohjeje. Burrat stepen nga përkushtimi, janë si fëmijë, ndërsa gratë mendojnë më gjatë për dashurinë, martesën, lumturinë e përjetshme. Burrave u thuhet të jenë të fortë, të pavarur, që s’kanë nevojë për askënd, që s’duhet të qajnë, të jenë stoikë.

Por në çdo lidhje është e rëndësishme që të jeni në të njëjtën linjë, prandaj kjo pyetje duhet bërë. Në vend të saj provoni të thoni "çfarë jemi ne?" me ton të sigurtë, pa u dukur negative apo nevojtare. Ju jeni të zonjat e vetes dhe mund të bëni edhe pa të, por meqë s’keni kohë për të humbur, gjërat duhen bërë të qarta: "çfarë jemi ne?"

2. Sa fiton?

Tema e parave duhet bërë në një lidhje dhe e mira është të konsumohet si bisedë në fillim të lidhjes. Duhet të dini nëse jeni të dy njësoj ambiciozë, apo ç’të ardhme do të keni bashkë. Por, në vend të pyesni "sa e ke rrogën?" mund t’i thoni me lezet: "Sa do të doja të shkoja në Barcelonë, por jam shumë ngushtë këto kohë. Si ia bën që udhëton aq shpesh?"

3. Si dukej ish-e dashura jote? Ishte e mirë?

Apo edhe më keq "më e mirë se unë?’" Është normale që të jeni kurioze, por ai mund të ndihet i tensionuar, mbi të gjitha nëse lidhja e tij e mëparshme ishte serioze. Sipas eskpertëve të lidhjeve, tema të tilla duhen shmangur, por tregohuni të zgjuara dhe merrni informacion në mënyra të tjera.

Për shembull ju e dini që ata të dy kanë qenë me pushime bashkë në Itali, pyete rreth Italisë dhe kulturës atje, kështu ai do nxjerrë informacione rreth të shkuarës së tij dhe me shpresë ju nuk do ndiheni keq kur t’i rikujtoni vetes që ai ka patur një jetë para jush.

4. Ku na sheh pas pesë vitesh?

Kjo s’është një pyetje që duhet t’ia bësh partnerit sepse është shumë tensionuese, por nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar do të vijë momenti që ta bëni. Por, rifrazojeni pak si pyetje. Pyeteni për synimet e tij në jetë, ku do të jetojë, çfarë plani ka në lidhje me karrierën. Kjo është një mënyrë e mirë për të zbuluar planet e tij në jetë dhe nëse bën pjesë edhe ti aty.

5. Kur do t’i takoj prindërit e tu?

Kjo pyetje është delikate, mbi të gjitha në varësi të marrëdhënies që partneri juaj ka me prindërit. Nëse ata nuk kanë patur një marrëdhënie fort të mirë, mos prisni t’i takoni prindërit e tij së shpejti. Nëse marrëdhënia e tyre është e afërt, thuajse shoqërore, atëherë mund të presni t’i takoni. Por prezantojeni fillimisht me prindërit tuaj, kështu edhe ai e kupton që momenti ka ardhur.

6. Çfarë do të hash/bësh sot në darkë?

Kjo pyetje është kaq e thjeshtë, por ju e dini që ndonjëherë mund të hapë debat pa shkas. Kjo sepse partneri është lodhur në punë dhe nuk mund të vendosë, duke qenë shumë i ngarkuar mendërisht. Për ta bërë më të thjeshtë, ndajini detyrat. Një javë e zgjidhni ju çfarë do hani apo çfarë aktivitetesh do zhvilloni, javën tjetër partneri.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Men hate these questions so much, they start a big fight every time you ask them.

Burrat i urrejnë kaq shumë këto pyetje, sa nisin një sherr

How many times have you started a big fight just from a word of mouth? A completely innocent question that made your partner furious, who knows why? Maybe you asked one of the forbidden questions below:

1. Are we related?

No one will ask this question, especially at the beginning of a relationship. Men are shy of commitment, they are like children, while women think longer about love, marriage, eternal happiness. Men are told to be strong, independent, that they don't need anyone, that they shouldn't cry, to be stoic.

But in any relationship, it's important to be on the same page, so this question needs to be asked. Instead, try saying "what are we?" in a confident tone, without sounding negative or needy. You're your own boss and can do without him, but since you don't have time to waste, things need to be made clear: "what are we?"

2. How much do you earn?

The topic of money should be discussed in a relationship, and it's best to have it as a conversation early in the relationship. You need to know if you're both equally ambitious, or what kind of future you'll have together. But instead of asking "how much do you make?" you can sweetly say: "I'd love to go to Barcelona, ??but I'm really busy these days. How do you manage to travel so often?"

3. What did your ex-girlfriend look like? Was she nice?

Or even worse, "better than me?" It's normal to be curious, but he might feel tense, especially if his previous relationship was serious. According to relationship experts, such topics should be avoided, but be smart and get information in other ways.

For example, you know that the two of them were on vacation together in Italy, ask him about Italy and the culture there, that way he will bring up information about his past and hopefully you won't feel bad when you remind yourself that he had a life before you.

4. Where do you see us in five years?

This is not a question you should ask your partner because it is very stressful, but if you are in a long and established relationship, the time will come for you to ask it. But, rephrase it a little as a question. Ask him about his goals in life, where he will live, what his plans are regarding his career. This is a good way to find out his plans in life and if you are part of them.

5. When will I meet your parents?

This question is a tricky one, especially depending on the relationship your partner has with their parents. If they haven't had a great relationship, don't expect to meet their parents anytime soon. If their relationship is close, almost social, then you can expect to meet them. But introduce them to your parents first, so they know the time has come.

6. What are you going to eat/do for dinner today?

This question is so simple, but you know that sometimes it can open up a debate for no reason. This is because your partner is tired at work and can't decide, being too mentally overloaded. To make it easier, divide the tasks. One week you choose what to eat or what activities to do, the next week your partner does.

Suggested articles: