Emocionet e përballjes spektakolare të gjysmëfinalistit të parë të këtij botërori kanë përfshirë Coca-Cola FanZone në Sheshin Skënderbej.
Argjentina? Apo Kroacia? Cila do të jetë skuadra që do të afrohet drejt lavdisë së këtij botërori?
Edhe pak orë na ndajnë nga gjysmë finalja e parë e botërorit Katar 2022 midis Argjentinës dhe Kroacisë. Në Tiranë, grupet e sportdashësve pritet të shndërrojnë Coca-Cola FanZone në një arenë shpërthyese tifozerie.
Në FanZone – atmosferës së pragfestave i është bashkuar entuziazmi i grupeve të tifozëve në një shesh të madh festiv emocionesh të larmishme.
Coca-Cola në Shqipëri përmes FanZone solli për mijëra tifozë shqiptarë magjinë e këtij botërori njëlloj sikur të ishin në stadium duke ofruar momente, emocione, lotë gëzimi për supergola të shënuar apo trishtimi për skuadrat e zemrës që u skualifikuan.
Ndërsa finalja po afron dhe ethet se kush do të jetë ngritësi i kupës së këtij botëtori rriten, Coca-Cola FanZone vijon të suprizojë duke pritur në një atmosferë madhështore tifozët- deri në finalen e shumëpritur!