Out and About

Ylli i James Bond nuk u ndahet këtyre produkteve që i gjeni edhe në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2022

Ylli i James Bond nuk u ndahet këtyre produkteve që i gjeni edhe

Që Pierce Brosnan është një nga figurat më të pëlqyera nga publiku në rolin e agjentit të famshëm 007, kjo dihet. Që Pierce vazhdon të ketë ndikim te njerëzit edhe përtej kinematografisë, edhe kjo dihet. Ylli i Hollywood-it tregohet shumë i kujdesshëm me produktet që promovon për njerëzit që besojnë te zgjedhjet e tij, prandaj prej vitit 2010 është imazhi zyrtar i SPAR Premium.

Në videon e re të SPAR, një nga gamat më të suksesshme të produkteve në tregjet ndërkombëtare, Pierce mahnit me aktrimin mjeshtëror. He still has it, he's still Bond!

Lajm i mirë! Produktet që “agjenti i Shërbimeve Sekrete” përdor për qëllimet e tij të fshehta dhe për të joshur objektivin e tij gjenden edhe në Shqipëri, në SPAR Albania.

Figura e tij padyshim që ndihmon te imazhi i markës SPAR dhe ofron siguri për konsumatorët, të cilët zgjedhin pa frikë produktet cilësore që prodhohen në një vend me standarde të larta siç është Austria.

Tani, ne nuk e dimë kë do të joshni ju me produktet e preferuara të yllit të James Bond, por nuk po pyesim më tej. :)