Out and About

Temperaturat e botërorit Katar 2022 rriten me Coca-Cola FanZone në Sheshin Skënderbej

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2022

Temperaturat e botërorit Katar 2022 rriten me Coca-Cola FanZone në

E gjithë vëmendja dhe prania e sportdashësve të botërorit Katar 2022 është zhvendosur në Sheshin Skënderbej. Coca-Cola në Shqipëri ka ngritur hapësirën më të madhe dedikuar tifozerisë shqiptare përmes Coca-Cola Fan Zone - për të ndjekur skuadrën e zemrës por edhe dinamikat suprizuese të kampionatit më tërheqës në botë. 

Të rinj e të reja, grupe miqsh e shumë qytetarë të apasionuar pas futbollit, po shijojnë çdo ditë në Coca-Cola FanZone adrenalinën e jashtëzakonshme të përballjeve sfiduese, me shanset, avantazhet, sulmet, kundërsulmet dhe gola shënuesit më të spikatur në takimet mbresëlënëse të këtij botërori.

Coca-Cola FanZone është shndërruar në “arenën” e preferuar të këtij botërori në Tiranë. 

Që nga dita e nisjes, më 20 nëntor e deri në finalen e shumëpritur më 18 dhjetor 2022 në FanZone do të mbizotërojnë ”ethet” - brohoritjet dhe drithërimat e përballjeve të rëndësishme të gjigantëve botërorë të futbollit – ndërsa grupet e tifozëve do të shijojnë pijen më të dashur që bashkon tradicionalisht shqiptarët në momente festive, të lumtura dhe emocionuese.  

Temperaturat e botërorit Katar 2022 rriten me Coca-Cola FanZone në

Për pak histori, nisur prej shumë dekadash më parë e deri sot, Coca-Cola është një nga partnerët korporativ globalë më afatgjatë të FIFA-s duke mbështetur çdo kampionat botëror që prej vitit 1987. 

Edhe në Shqipëri, e njohur si një nga kompanitë lider në tregun tonë, Coca-Cola vijon të dhurojë atmosferë dhe ndajë emocione në momente të veçanta jo vetëm përmes mbështetjes që ka ofruar si partner strategjik i Tiranës, Kryeqytetit Europian të Rinisë përmes aktiviteteve frymëzuese sociale, kulturore e artistike por edhe përmes eventeve sportive të përmasave botërore.

Në ndarjen e magjisë së vërtetë për sportdashësit, këtë vit Coca-Cola në Shqipëri solli në Tiranë - Turneun e Trofeut të FIFA World Cup, një event special që mbizotëroi emocionet e gjithë shqiptarëve – emocione të cilat vijojnë tashmë me Coca-Cola FanZone për ndjekjen e Katar 2022.