Në një realitet ku përditshmëria na rrëmben në rrjedhën e saj, duket sikur kemi harruar të ndalojmë dhe të mendojmë për dëshirat tona. E kur flasim për dëshira, flasim për ndjesi, për përjetime, për emocione. Jo thjesht një listë të gjatë, të paracaktuar e të kufizuar e cila funksionon si një mekanizëm rrotullues i cili nuk njeh fund. Thuhet se ngadalësia ka një lidhje të fshehtë me kujtesën dhe duket se, kësaj përpiqemi t’i shmangemi, pamundësisë për të patur e shijuar një kohë të lirë, për t’i vënë gishtin një globi rrotullues, apo për të ndjekur të tjera ëndrra - pa orare, detyrime apo takime.
Por jo gjithmonë të nxituarit është zgjidhja juaj e vetme… Aq më tepër kur ëndërr quani gjithçka që ua bën përditshmërinë tuaj më të lehtë. Dhe çfarë më shumë së shtëpia, se “foleza” juaj, lidhet me përditshmërinë?
Imagjinoni këtë:
Ditët e ftohta të dimrit kanë nisur… Është mbrëmje dhe ju po i drejtoheni shtëpisë pas një dite të gjatë e të lodhshme pune. Atje të presin të dashurit e tu, një familje që të ka mbushur jo vetëm zemrën plot, por edhe ambientet e “folezës” suaj. Tani ndalemi këtu!
Një familje e madhe, ku rrjedhimisht me kërkesa të shumta mbi pajiset elektroshtëpiake…
Mbyllni sytë dhe imagjinoni që teksa i afroheni kuzhinës, gjithçka përreth ju nxit për të gatuar një pjatë të shijshme. Duke nisur nga frigoriferi dhe furra, për të vijuar me blenderin, grirësin dhe fritezën. Prisni, po sikur të vizualizoni veten tuaj të veshur fare hollë? Falë një kondicioneri me teknologji të avancuar, një ambient i ngrohtë ju fton të bëheni pjesë e tij. Teksa rrotulloni sytë, përballë qëndron gjysma juaj e zemrës duke ndjekur ndeshjen e rradhës të botërorit në një ekran të madh led. E nga ana tjetër dëgjoni zhurmën e ujit teksa bëni gati të vegjlit tuaj për një dush të ngrohtë.
Darka është gati dhe të gjithë së bashku po shijoni recetën e shijshme. Nesër të pret sërish një ditë e gjatë pune dhe zgjimi në mëngjes nuk të jep shumë kohë të rregullosh shtëpinë në mbrëmje. Por kjo nuk është aspak shqetësuese për ty sepse ti e di që me fshesën e duhur dhe hekurin ideal, do t’i mbarosh të gjitha në një kohë rekord.
U përhumbët në gjithë këtë histori apo jo? Menduat se po lexonit një faqe romani apo po shihnit një episod të një filmi ku tregohet shtëpia perfekte për një jetë të lumtur.
Tepër e bukur për të qenë e vërtetë? Aspak!
Vox Electronics në Tiranë i përgjigjet nevojave dhe dëshirave të gjithkujt, pa kompromentuar cilësinë në raport me çmimin. Dhe jo vetëm në sezon blerjesh për shtëpi, por përgjatë gjithë vitit. Ata eksplorojnë nevojat e klientëve, ndjekin trendet, marrin vazhdimisht njohuri të reja dhe përdorin teknologjinë më të fundit për t’iu dhuruar atë që meritoni.
“Le të jetojmë së bashku” vjen si një ftesë për të ndalur hapat e mëdha dhe të shpejtë. Jo për të imagjinuar, por për të vlerësuar mundësinë e të paturit një shtëpi komode, pa shumë sforco. Për të riparë atë listë të pambarimtë kërkesash dhe për të vrapuar për elektroshtëpiake të jashtëzakonshme, me çmime më të jashtëzakonshme.
Jeni gati ta përjetoni në realitet ëndrrën që imagjinuat me sy mbyllur? E keni në VOX!
Për më shumë informacion i gjeni në adresat:
Tiranë – Vasil Shanto, Ish – Frigoriferi, Prestige Home, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Berat, Fushë – Krujë, Peshkopi.
Si dhe në rrjetet social voxelectronicsalbania në Instagram dhe VOX Electronics Albania në Facebook.
Website: https://voxelectronics.al/