Kur shihni princeshat me tiara-t mbi kokë, hutoheni nga shkëlqimi dhe pamja e tyre dhe gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është mendimi: A rëndon kjo kurorë mbi kokën e tyre?
Hmm, në fakt po! Për shembull, tiara e preferuar e Kate Middleton është ajo e quajtur Lover's Knot Tiara, por për ta mbajtur i duhen ca sakrifica të mira.
Kuratorja e imazhit të shumë Vip-ave dhe TikToker-ja Miranda Holder së fundmi ka dhënë ca informacione shtesë për këtë aksesor, të cilin e përshkruan si "tiarën mbretërore më të famshme të të gjithë kohërave".
"Tiara e famshme Lover's Knot është porositur për Mbretëreshën Mary në vitin 1914. Ajo përbëhet nga diamante vezulluese dhe 19 perla të varura të vendosura në argjend dhe ar. Kjo kurorë vlerësohet të jetë me vlerë nga £2 milionë deri në £3,"- dëgjohet të thotë Miranda. Tiara iu dorëzua mbretëreshës Elizabeth, e cila përfundimisht ia dha nuses së saj, princeshës Diana, ajo që i dha dhe famën më të madhe kësaj kurore.
Sipas saj, Diana është gjithashtu arsyeja pse ne sot e dimë të vërtetën e dhimbshme rreth kësaj tiare. Kurora është kaq e rëndë sa jo vetëm është e vështirë të mbahet, por të shkakton dhimbje koke.
Sot princeshë Kate duket fare komode teksa shfaqet me kurorën e famshme mbi kokë, por në fakt është e kundërta. Dashurinë për tiarën e saj të preferuar edhe Kate duhet ta paguajë me shumëë dhimbje koke dhe durim!
Burimi: Cosmopolitan