Instagramming

Bora Zemani i përgjigjet pyetjes ‘Pse e përmend gjithandej jetën private?’

Shkruar nga Anabel

13 Nëntor 2022

Bora Zemani i përgjigjet pyetjes ‘Pse e përmend gjithandej

Bora Zemani është e mendimit se tashmë është pak vonë që të mos flasë për jetën private.

Në Instagram, dikush e pyeti: “Ti sikur nuk e doje jetën private ta bëje publike. Tani po e përmend gjithandej. Pse?”

Ndjekësi/ja nuk përmend se çfarë nënkupton me “gjithandej”, por mund t’i referohet intervistës së Borës në “Më lër të flas” me binjakët Veshaj, fotove me Donaldin në Instagram si edhe faktit që në puntatën e kaluar të “Dancing with the stars” përmendi datën 5, përvjetorin e lidhjes me Donaldin.

“Jam pak vonë për këtë sepse jeta ime private tani është bërë publike dhe kur kanë të drejtë të gjithë të flasin për jetën time, nuk besoj se është gabim të them dhe unë tek-tuk ndonjë gjë. Në fund, për jetën time po flas! :)” – u përgjigj moderatorja.

Në një Story tjetër, ajo u ndal edhe te ankthi që përjetoi nga të qenit në qendër të vëmendjes.

Bora Zemani i përgjigjet pyetjes ‘Pse e përmend gjithandej