Lëkura

Akne vetëm në këtë zonë të fytyrës: Çfarë po përpiqen t'ju thonë?

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2022

Akne vetëm në këtë zonë të fytyrës:

E dini se zona ku keni zakonisht shpërthim të akneve tregon shumë më tepër për stilin tuaj të jetës nga ç'mendoni? Aknet dalin në disa zona të caktuara për arsye nga më të ndryshmet dhe çdo zonë mbart një mesazh specifik. Mund të jetë dieta e keqe, produktet e flokëve, lëkurës, etj që s'kanë reaguar mirë apo një problem hormonal që duhet parë. Si ta kuptoni këtë?

1. Nëse shihni akne të shtuara në zonën e mjekrës

Kjo përgjithësisht tregon se jeni disa ditë para ciklit menstrual, kur niveli i hormoneve tona rritet dhe rrjedhimisht shihni akne që krijohen përgjithësisht në zonën e mjekrës. Një tjetër arsye janë vetë duart tona që i krijojnë. Kur jemi ulur në një tryezë, duart shkojnë tek mjekra dhe rrotull saj. Thënë këtë të gjitha bakteret trasmetohen në lëkurë...

2. Në zonën e ballit

Bëni kujdes që produktet që përdorni për flokët të mos i spruconi në pjesën e ballit. Përbërës të ndryshëm mund të ndikojnë negativisht nëse krijojnë kontakt me lëkurën dhe rezultati janë akne që s'i kishit më parë.

3. Aknet rreth hundës

Tregohuni pak më të vëmendshëm me yndyrën në lëkurë sepse këto akne krijohen pikërisht nga yndyra e tepërt. Shmangni grimin e rëndë dhe lëreni lëkurën të marrë pak ajër. 

4. Tek pjesa e mollëzave

Shmangni ushqimet që kanë shumë sheqer, orizin e bardhë dhe bukën e bardhë sepse kanë nivel të lartë glukoze.

5. Akne mes vetullave

Mund t'ju jenë krijuar nga dylli që keni përdorur për heqjen e vetullave, prandaj bëni pak pushim. Ose sigurohuni që gjithçka të jetë mjaftueshëm e dezinfektuar para se të krijoni kontakt me atë zonë.

Burimi: Huffington Post