Si me magji, sezoni i festave është në prag! Atmosferën e dhjetorit e ndjejmë gjithmonë 1 muaj para, prandaj s'jeni kurrë herët për të menduar. E dimë si shkon kjo periudhë: darka pune, mbledhje më të shpeshta me shoqërinë, festat e nëntorit, etj, etj, etj. Thënë këtë, ju duhen disa ide që tani për flokët. Si do t'i stilojmë në ditët e festave?
Keni mjaftueshëm opsione dhe lajmi i mirë është se shumicën prej tyre, mund ta realizoni vetë në shtëpi!
1. Një topuz i thjeshtë nëse veshja juaj është mjaftueshëm festive. Për të plotësuar look-un ju duhen vetëm aksesorë.
2. Nëse e dini që do të festoni "fuqishëm" kapni një bisht elegant dhe vendosni një aksesor të ngjashëm me këtë.
3. Nëse keni zgjedhur dekolte, baluket e rëna para dhe flokët e mbledhur pas janë modeli më sensual që mund të krijoni
4. Kur asgjë s'ju mbush mendjen, mund të dukeni shumë cool kështu
5. Ky model është njësoj chic si me kostume ashtu dhe me fustanin më seksi që keni
6. Ondet me volum të viteve '90-të s'kanë nevojë për shumë fjalë
7. As ky bisht serioz
8. Nëse po mendonit për një prerje ëoë, BOB është përgjigjja. Kjo prerje s'ka nevojë për stilim.
9. 100% e realizueshme në kushte shtëpie
10. J.Lo është mbretëresha e kapjeve bisht, prandaj frymëzohuni!
Burimi: Who What Wear