Health News

A jeni të sinqertë me mjekët? Varet nga viti kur keni lindur

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2022

A jeni të sinqertë me mjekët? Varet nga viti kur keni lindur

A tregoheni të sinqertë gjatë konsultave me mjekun? A ndikon mosha në këtë raport? Mesa duket, po.

Sipas një studimi me mbi 1,000 pacientë, 77% e tyre pranuan se kishin gënjyer për shëndetin e tyre kur ndërvepruan me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Le të sqarojmë paraprakisht ndarjen e brezave:

· Baby Boomers: 1946 – 1964
· Gjenerata X: 1965 – 1980
· Millenials: 1981 – 1996
· Gjenerata Z: 1997 – 2012

Gjenerata Z u rendit në vendin e parë përsa i përket pyetjes nëse kishin gënjyer mjekët. 93% që pranuan se kishin gënjyer, veçanërisht për historitë e tyre seksuale.

Renditja më pas vijoi:
- Millennials: 76%
- Gjenerata X: 75%
- Baby Boomers: 69%

Millennials kishin më shumë gjasa të gënjejnë për zakonet e tyre të stërvitjes. Kjo mund të lidhet me faktin se kjo gjeneratë u rrit gjatë një kohe kur u popullarizua stërvitja.

Gen X prireshin të gënjenin për konsumin e tyre të alkoolit, ndërsa Baby Boomers thanë më së shumti gënjeshtra për zakonet e tyre të të ngrënit.