Bota

151 të vrarë! Festimet për Halloween-in kthehen në tragjedi: Ç’dihet për ngjarjen në Seul

Shkruar nga Anabel

30 Tetor 2022

151 të vrarë! Festimet për Halloween-in kthehen në tragjedi:

- Të paktën 151 njerëz janë vrarë dhe rreth 80 janë plagosur si pasojë e përplasjes së turmës dhe rrëmujës në një rrugicë të ngushtë gjatë festimeve të Halloween-it në Itaewon, një lagje e njohur e Seulit në Korenë e Jugut.

- Zyrtarët thanë se një turmë e madhe filloi të shtyhej përpara në rrugicën e pjerrët pranë hotelit Hamilton, në Seul. Disa raporte të mediave lokale thanë më herët se njerëzit nxituan drejt një lokali pasi një personazh i famshëm u pa atje.

- Shumë nga viktimat ishin gra në të 20-at e tyre, tha një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve, Choi Cheon-sik.

151 të vrarë! Festimet për Halloween-in kthehen në tragjedi:

- Zyrtarët e zjarrfikësve dhe dëshmitarët thanë se njerëzit vazhduan të shkonin në rrugicë, ndonëse ajo ishte e mbushur me shumë njerëz. Kur ata që ishin në krye të rrugës së pjerrët ranë, kjo bëri që të tjerët poshtë tyre të rrëzoheshin mbi njëri-tjetrin.

- Rreth 100,000 njerëz mbushën rrugët e Itaewon për festimet më të mëdha që nga lehtësimi i kufizimeve të Covid.

- Dëshmitarët përshkruan skena kaotike, ku policia duket se kishte probleme për të mbajtur nën kontroll turmat. "Kishte të paktën 10 herë më shumë njerëz se zakonisht," tha Moon Ju-young, 21 vjeç, për Reuters.

151 të vrarë! Festimet për Halloween-in kthehen në tragjedi:

- Pamjet e rrjeteve sociale tregojnë qindra njerëz të shumtë në rrugicë në pamundësi për të lëvizur teksa ekipet e shpëtimit dhe policia përpiqen t'i lirojnë. Një grua tha se vajza e saj dhe të tjerët ishin të bllokuar për më shumë se një orë përpara se të nxirreshin të gjallë nga turma.

- Autoritetet po hetojnë shkakun. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, shpalli ditë zie kombëtare.

Burimet ndihmëse: Guardian, CNN